• |
ide | kryesore

“Donin të na vrisnin”, Perez paralajmëron ata që dolën nga Super League: “Milan e Juve janë aty, kush del paguan”

-Instant, F1, Sport



Florentino Perez nuk dorëzohet për Super League dhe vazhdon. Presidenti i Real Madrid dhe kompeticionit më të ri të kontinentit, që ende nuk ka nisur rrugëtimin, është kthyer të flasë përsëri gjatë mbrëmjes, duke sulmuar Uefa-n dhe Fifa-n: “Ata donin të na vrisnin, sikur të kishim hedhur një bombë atomike. Në jetën time nuk kisha parë kaq shumë agresion. Agresivitet i njerëzve që nuk duan të humbin privilegjet e tyre”. Pastaj ai vazhdoi: “Super League nuk ka vdekur. Ata thonë se Juventusi është zhdukur e nuk është kështu. Ata thonë se Milani është zhdukur e nuk është kështu. Edhe anglezët janë ende brenda, si Barça. Ne të gjithë jemi akoma sepse për të dalë duhet të paguash një gjobë “.

Duke folur në El Larguero della Cadena Ser, numri një Blancos është një lumë i fryrë: “Mes nesh të 12-ëve ka pasur gjithmonë një shoqëri angleze më pak e përfshirë se të tjerët, e cila ka infektuar negativisht grupin. Në shoqëritë angleze janë disa persona me moshë të madhe, që janë të frikësuar. Ka shumë amerikanë që kanë klube në Nfl, në NBA, kanë interesa të tjerë, nuk e prisnin këtë agresion e janë shqetësuar shumë. Ne kishim një marrëveshje detyruese, por preferuam të bënim mënjanë”, ka thënë ai duke iu referuar Manchester City.

Për daljen nga Superliga ai zbulon: “Ne nuk mund të marrim masa ligjore por po, ka një marrëveshje detyruese midis nesh. Ai i yni nuk është një kampionat i mbyllur, çdokush mund të hyjë; ne nuk duam të vrasim kampionatet; të rinjtë nuk shohin më futboll, ata duan të shohin një Nadal-Federer çdo javë; futbolli është i mbytur nga kriza, ne nuk do të arrijmë në vitin 2024 nëse nuk gjejmë më shumë para”.

Tani projekti është në stand-by: “Kemi vendosur të bëjmë një pauzë për të provuar të shpjegonim një projekt për të cilin kemi punuar për tre vjet. Dhe që mbase e kemi ilustruar keq. Por ata nuk na dhanë kohën, ata na sulmuan me një agresion të pabesueshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *