• |
ide | kryesore

Ambasadorja e SHBA zbardh takimin me Bashën: Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas takimit 40-minutësh me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në selinë blu.

Ambasadorja Kim thekson se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat, por mbështet të drejtën e të gjithë shqiptarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.

“Takova sot kryetarin e PD, Lulzim Basha, njësoj siç jam takuar me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në 48 orët e fundit. Ne përsërisim se nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Por ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe”, shkruan ambasadorja Kim.



11 Comments

  1. Yuri Kim = Frederika Mogerin.
    Nje aktivistes se pd ju thye krahu nga djali bashkiakut te Divjakes.
    Te shohim tani yurin me versionin e Rames????

  2. Asnje fjale per nderhyrjen ne zgjedhje te krimit ne bashkepunim me shtetin. As per kercenimet, shantazhet e shitblerjen e votave nga partia ne pushtet e cila eshte dy here pergjegjese, e para se eshte perseritese ne krim dhe e dyta se ka pergjegjesi per organizimin e zgjedhjeve

  3. WASHINGTON DC 6 JANAR 2021!
    No koment!!!
    Yuri asnji here mos e harro!Populli asht popull.Ai i fillon lufrat duke u inicuar nga nxitja e urrejtjes,percarjes dhe pabarazise.
    Dhe besoj e ke konstatu’ se n’Shqipni ka VDEKE klasa e mesme.Dhe e din fort mire se cfare ndodh ne k’te rast.
    Je tmerrsisht e frikesuar se situaten n’Shqipni nuk mund t’a kontrollosh.Ke hallin tend.Mos u shqeteso se qeveria amerikane do t’a gjeje nji ambasade tjeter,per nji vend pune.Sic i ndodhi para ardhesit LU.
    Nuk ka ma’ marreveshje me DJALLIN per te ruajtur statuskuone.KY ASHT BALLKAN!!!!

  4. Ti vetëm këte thua por çe do që i ke fërkuar kokën djallit Ramadhe sektit Rilindja.Boll se po diskretitoni veten dhe vendin tuaj!!!Këtu kanë ndodhur e po ndodhin gjëra mostruoze dhe na shet të njëjtin format.Dhe kur do çi hedh do deklarata të njëanëshme!!!Po krijon një frymë antiamerikane tek ajo pjesë e popullatës ish e përndjekur dhe me një dashuri të veçantë për Amerikën.Dhe ajo pjesë e privilegjuar e diktaturës që dikur ju urrente ndihen të përkëdhelurit tuaj.E çuditëshme apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *