• |
ide | kryesore

Video-përgjimi për blerje votash/ Policia shpall në kërkim kandidatin e LSI, kalon dosjen në SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim kandidatin për deputet të LSI, Etion Joka, i cili shfaqej në një video të publikuar në media duke dhënë para për vota. Policia thekson se kandidati i LSI dyshohet për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore, ndërsa bën me dije se ka kaluar dosjen në SPAK.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.



10 Comments

  1. Ky del rishtazi nga bytha e PS-se dhe shkon e blen vota per LSI-ne. Pervec akuzave keto dy parti kane 3-4 muaj qe nuk bejne gje tjeter vecse shkembejne hajdutet e votave me njeri-tjetrin. Duhen perveluar te dyja te dielen! Jane kanceri i demokracise shqiptare te pakten ne keto 10 vitet e fundit.

  2. Pse mo ca ka ndodh me kete cunin e mire?
    Se lapsi nuk ka shkrujt gje per kete.
    Kush di te na thot? Se un as nuk shikoj media pervec syri tv, dhe as nuk lexoj pervec lapsit.

  3. Ketu po behet baterdia . Po blijet hashiqare vullneti i popullit .Te gjitha partite pa perjashtim po blejne tamam si ne nje treg fshataresh , por ne krykurva eshte PS qe eshte e para dhe eshte sa gjithe te tjerat te marra se bashku .
    Ky vend nuk behet me . Nuk kam asnje shprese se kjo klase politke mund te sjelle me te reja , prandaj duhet te iki me doemos dhe te zevendesohet nga nje klase e re .

  4. KETU PO SHANTAZHOJNE ,VJEDHIN E PO BLEJNE VENÇE . PS-JA PO BENE NAMIN DHE PO NDIMOHET NGA KRIMINELET E POLICISE DHE E KA FUSHEN TE HAPUR E MUND TE BEJE ÇTE DOJE ,
    EDHE PD PO BLEN POR ESHTE E VAKET SEPSE ME DUKET SE NUK KANE TE ARDHURA , NDERSA LSI-SE I JANE VENE PAS TE GJITHE SPIUNET E MUNDSHEM PER TA DEGJENERUAR POR NE REALITET AJO PO BLEN AS SA 1/100 E PS. VEND I MBARUAR , POPULL I KERRUSUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *