• |
ide | kryesore

Kundërshtoi dhe plagosi punonjësin e policisë bashkiake, arrestohet 55-vjeçari në Berat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Beratit. Nga specialistët e Seksionit për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 55 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë ekzekutimit të një vendimi nga punonjësit e Bashkisë Berat, i ka kundërshtuar dhe më pas ka goditur me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime, punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin G.Ç., 36 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *