• |
ide | kryesore

Video/ Teuta rrënon Bylis dhe merr kreun me zhurmë golash, Dovedan i dorëzuar: “Nuk dinë të shënojnë”

-Instant, Sport, Video



Në vend të parë përsëri. Teuta ka shfrytëzuar rrëshqitjen e Partizanit, duke shkatërruar 4-0 Bylis në Niko Dovana, për të rimarrë vendin e pare në renditje, pikërisht 4 javë nga fundi. Skuadra e Martinit tani pret e qetë cdo të ndodhë në derbin e kryeqytetit, edhe pse e di mirë se nuk duhet të gabojë në hapat që hedh.

Një ndeshje ku rezultati nuk u vu në diskutim, edhe pse Bylis shfaqi të njëjtat mangësi para porte, që e bëjnë tani teknikun Dovedan të ketë frikë për shanset për mbijetesë, duke qenë tashmë poshtë zonës playout: “Është normale që kam frikë për rënien nga kategoria. Disa që po luajnë atje nuk e kuptojnë këtë gjë. Këta kemi. Nuk mund të shënojnë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ndeshjen e kemi humbur që në minutën e 45. Nuk shënuam dot atje dhe golin e dytë e pësuam si cirk”, deklaroi Dovedan.

Për Teutën realizuan Albano Aleksi në minutën e 16′, një autogol i Prekës në minutën e 57′, gol i Lorenco Vilës në minutën e 75′ dhe goli i Dejvi Bregut në minutën e 93’ nuk i lanë asnjë mundësi mallakastriotëve. Me këtë sukses skuadra e Edi Martinit ngjitet në vendin e parë në kuotën e 59 pikëve, +1 pikë nga Partizani i vendit të dytë, ndërsa Bylis renditet në vendin e parafundit në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Skënderbeu i vendit të 8.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *