• |
ide | kryesore

Aksident në mes të qytetit të Lushnjes, 19-vjeçari përplas pastruesen e zyrave të OSHEE

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës. Një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën. Mësohet se e plagosura është Ganimete Musaku, rreth 58 vjeçe, e cila ishte pastruese pranë zyrave të shërbimit të OSHEE. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën nga ana e zyrës ku punonte në krahun tjetër , por kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit, i cili e ka goditur. 58-vjeçarja është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit Igli Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *