• |
ide | kryesore

Atentati në Vlorë, del foto e viktimës (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbulohet fotoja e viktimës së sotme në Vlorë. Bledar Birçaj është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi në makinën e tij ‘BMW-X5’, nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në lagjen ‘Hajro Çakërri’, të qytetit bregdetar. Pistat e hetimit janë disa, pasi në vitin 2010 Birçaj kishte rrahur një punonjës hipoteke, në vitin 2011 kishte kryer një vrasje dhe kishte shpëtuar pa dënim. Ndërkaq prej vitesh jetonte në Spanjë dhe ishte kthyer në Shqipëri, vetëm 3 javë para se të ekzekutohej.

Policia Vlorë/ Informacion paraprak

Në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ’BMW’ me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.



1 Comment

  1. Rendi mire eeeee????nashi problem eshte kush mer ps e bythes, vrasjet dhe vjedhjet no problem??. Keshtu esht kur pushteti meret me para me vjedhje, me kriminela, gezoje o palle kari i Surrel bythes, dhe keni material ju qe hani sufllaqet e bythes se Edvin mutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *