• |
ide | kryesore

Zbardhet akt-ekspertiza e mjekëve, tre familjarët nga Gjilani vdiqën nga helmimi

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekspertët mjeko-ligjor kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së tre familjarëve nga Gjilani që kishin ardhur me pushime në Tiranë. Nga kqyrja paraprake e trupit mjekët kanë përcaktuar se shkak i humbjes së jetës ka qenë helmimi.

Tre familjarët po qëndronin në një resort në Gjirin e Lalzit dhe pas konsumimit të disa kërpudhave të gatuara në shtëpi ata kanë shfaqur shenja helmimi. Menjëherë ata i janë drejtuar qendrës shëndetësore të Manzës dhe më pas janë dërguar me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, të tre: Elfete, Afrim dhe Ferzinaze Haliti kanë humbur jetën. Ndërkohë kujtojmë se janë proceduar penalisht mjekët që i trajtuan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *