• |
ide | kryesore

Champions/ Për herë të parë gjykon një finale: ja kush do të vendosë drejtësi në City-Chelsea

-Instant, Sport



Komiteti i Arbitrave i UEFA-s ka njoftuar edhe bilbilin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit futbollistik. Antonio Miguel Mateu Lahoz do të gjykojë finalen e Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Chelsea. Ndeshja do të luhet të shtunën 29 maj në orën 21.00 dhe vendi do të konfirmohet së shpejti.

Spanjolli 44-vjeçar, një arbitër ndërkombëtar që nga viti 2011, do të drejtojë finalen e tij të parë të Ligës së Kampionëve pasi ishte zyrtari i katërt në finalen e vitit 2019 mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool në Madrid, Spanjë. Ai ka drejtuar gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjen e parë të çerekfinaleve mes Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain. Mateu Lahoz gjithashtu u zgjodh kohët e fundit nga UEFA si një nga gjyqtarët e EURO 2020.

Në finale, Mateu Lahoz do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Pau Cebrián Devis dhe Roberto Díaz Pe’rez del Palomar, ndërsa një tjetër spanjoll, Carlos del Cerro Grande, do të jetë ‘arbitri i katërt. Roli i ndihmësit në video i arbitrit (VAR) i është caktuar Alejandro Jose ‘Hernández Hernández (Spanjë), i cili do të shoqërohet nga bashkatdhetarët e tij Juan Martínez Munuera dhe Íñigo Prieto López de Cerain. Paëel Gil (Poloni) kompleton formacionin VAR.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *