• |
ide | kryesore

Shqipëri/ 49 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 1 viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Vijon të jetë e ulët shkalla e infektimit nga COVID-19 në Shqipëri. 49 raste të reja me COVID-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit dhe 1 person ka ndërruar jetë.

“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati”, njofton ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore         49

Të shëruar në 24 orë      983

Të shtruar në spitale      84

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,964

Testime totale            671,495

Raste pozitive             131,939

Raste të shëruara        122,105

Raste Aktive                  7,407

Humbje jete                  2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5,905

Shkodër       266

Fier               179

Korçë            214

Gjirokastër   196

Durrës          117

Vlorë             147

Elbasan        116

Lezhë           101

Berat             82

Kukës           45

Dibër           39



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *