• |
ide | kryesore

Teuta pret Partizanin në sfidën titull, Martini: “Kjo është ndeshja e karrierës time”

-Instant, Sport



“Ndaj Partizanit është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time si trajner, pavarësisht se jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllim kampionatin që në këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme”. Ky është komenti i Edi Martinit, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes-titull me Partizanin e kaq mjafton për të kuptuar ndjeshmërinë e këtij takimi dhe peshën e 90 minutave në Durrës. “Lojtarët mezi e presin këtë ndeshje, kështu që është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër – tha tekniku shkodran -. Ne jemi favorit dhe jemi në krye dhe normalisht që na presin ndeshje të rëndësishme dhe delikate. Janë ndeshje për t’u fituar, jo për të luajtur futboll të bukur”.

Martini e ka bërë të qartë me frazën “nuk janë ndeshje për futboll të bukur”, çfarë lloj përballje duhet pritur. E përforcon idenë shkodrani edhe në vazhdim: “Do të kërkojmë nga sekondi i parë e deri në fund për të fituar ndeshjen. Partizani është në presion më tepër, ata duhet të fitojnë me patjetër. Ne luajmë për dy rezultate, ne jemi më të uritur për ta marrë këtë kampionat” përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *