• |
ide | kryesore

Deklaratat e forta të kritikëve. Basha i hap rrugën garës fallco për kreun e PD

-Instant, Kryesore



Lulzim Basha ka vendosur të minojë çdo lloj grimce demokratike brenda PD-së duke e çuar partinë e tij, jo vetëm nga dështimi në dështim, por edhe nga farsa në farsë. Ky është konkluzioni i mbledhjes së Këshillit Kombëtar të së dielës e cila u shfaq hapur si një tentativë për ti vënë kapak humbjes së 25 prillit dhe për të sanknsionuar të paprekur karrigen e kryetarit.

Basha nuk la as vend për diskutim dhe as nuanca analize për atë që ndodhi në zgjedhjet e përgjithshme. Në fjalën e tij ai e paraqiti situatën Bardhë e zi.  “Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani” i tha ai anëtarëve të Këshillit duke përjashtuar çdo lloj hipoteze tjetër.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës  

Krejt i kundërt me këtë qëndrim simplifikues që nuk lë ven për reflektim ishte pozicioni që mbajti ish presidenti Bujar Nishani i cili foli edhe për blerje masive të votës por pa përjashtuar  përgjegjëisnë e PD për humbjen: “Masakra elektorale që ka ndodhur është e vërtetë por kjo është vetëm gjysma e të vërtetës së hidhur. Por gjysma tjetër e të vërtetës po aq e hidhur, është dështimi ynë për të fituar këtë betejë, çka përbën pjesën tonë të përgjegjësisë”. Ai renditi një sërë gabimesh të para 25 prillit, por e pa këtë disaftë edhe si një vazhdimsi të dështimeve të kryetarit aktual: U” dëshpëruan kur u zhgënjyen nga dështimi i protestës në Çadrën e Lirisë por e rikuperuan atë. U dëshpëruan nga marrveshja e Majit 2017 me Edi Ramën dhe humbja e atyre zgjedhjeve, por e rikuperuan atë !
U dëshpëruan nga dështimi i aksionit politik që nisi me djegjen e mandateve në Parlament , por e rikuperuan edhe atë !
U dëshpëruan nga dështimi dhe kosto e madhe politike që morën nga bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019, por përsëri e rikuperuan atë. Sot dëshpërimi është i një përmase të paimagjinueshme” tha Nishani.

Bujar Nishani: Basha i gënjeu demokratët ndaj duhet të ikë

Pikërisht kjo rrugë për të cilën nuk ka më të panjohura e shty një tjetër kritik të Bashës, Arben Ristanin të parashikojë një të ardhme të zymtë për PD-në. Ish sekretari i Përgjithshëm i partisë dhe njeriu që i dha në KQZ të vetmen fitore elektorale Bashës këtë herë i tha në sy se ai nuk garanton dot suksesin: “Duhet të kemi shpresë të fitojmë pas 4 vjetëve dhe jo të vijmë prapë këtu si sot. Nga Rama nuk presim asgjë tjetër. Rama i tillë mbetet. Kryetari ka thënë se “po ma hodhe njëherë është faji jot, po ma hodhe dy është faji im. Tani meqë ta hodhi dy herë, ik. Ke humbur tri herë. Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”- tha Ristani.

Një ndër të paktët zëra që kërkoi dorëheqjen ishte edhe Fatbardh Kadilli i shpallur si rival për zgjedhjet e pas një muaji. “Nuk ka nevojë të tregoni mbështetjen për Kryetarin” – i u drejtua ai sallës-. Edhe Sali Berisha kishte mbështetje absolute, por e dinte kur duhet te ikte nga drejtimi i Partisë. Burri duket jo kur merr pushtetin, por kur vendos që duhet të heq dorë nga pushteti.”

Por pavarësisht nga këto kontestime aty këtu salla e këshillit kombërat i ngjante një turme amorfe që nuk ka asnjë aspiratë demokratike dhe ajo u konfirmua me vendimin e liderit për të bërë një proces fasadë. Në mënyrë absurde Këshilli Kombëtar, vendosi të aftojë ditën e rizgjedhjes së kryetarit nga korriku në 13 qershor duke ulur ndjeshëm kohën për diskutime dhe analizë brenda partisë. Ai i la vetëm 5 ditë kohë rivalëve potencialë të Bashës për të regjistruar emrin si konkurentë kundër tij. Ai e ktheu procesin në farsë duke lënë mundësi për fushatë për kryetarin nga data 26 maj deri në 11 qershor.

Peut être une image de texte qui dit ’16 Maj- 22 Maj 2021 23 Maj 2021 24Maj-11 11 Qershor 2021 24 Maj 13 Qershor Paraqitja e kërkeses per kandidim nga çdo anëtar që permbush kriteret statutore per kandidimin si Kryetari Partise Demokratike Pèrzgjedhja e kandidatëve per Kryetar nga Kryesia e Partise dhe percaktimi rregullave të brendshme të procesit zgjedhor nga Komisioni Zgjedhor. Fushatë e kandidatève per Kryetar Dita e zgjedhjeve per Kryetar të Partisè, sipas parimit "Nje anëtar, nje votë"’

“Zërat kritikë artikuluan qartë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit. Zërat kritikë nuk u dëgjuan, por vendimi i kryesisë dhe këshillit është të hapet gara” komentoi pas saj Kadilli.

“Më duket i nxituar dhe i shpejtë ky proces. Më duket si projektuar për të mbaruar punë shpejtë e shpejtë. Me këtë mënyrë drejtimi do humbasim prapë. PD duhet të bëhet demokratike. Rama nuk mundet me të njëjtin model. Mundet vetëm me modelin e demokratit, duke i nxjerrë njerëzit në zgjedhje dhe duke i frymëzuar ata“ tha Arben Ristani.

Por pavarësisht nga këto zëra nën dikatatin e kreut demokrat Këshilli Kombëtar vendosi ti vërë kapak disfatës në zgjedhje duke i hapur rrugë jo vetëm rizgjedhjes së kryetarit, por edhe futjes së PD në një parlamenti i cili do burojë nga zgjedhje që ata pretendojnë se nuk i njohin.

©Lapsi.al



54 Comments

  1. ”’ Dhe një herë që fitove e dimë të gjithë si fitove”- tha Ristani. ””
    hihihihihi . e pranoi me ne fund qe ja dha ato 10 votat ne garen per Tiranen ndaj Rames.

    1. NGA BURIME TE SIGURTA : Kritikat e Kadillit jane farse, te paramenduara dhe paraprojektuara nga basha dhe klika e tij ne Pd dhe jashte (Argita & Jamarbri) ne rast se do humbeshin zgjedhjet…. Basha e beri per te identifikuar dhe spastruar armiqte e brendshem ne parti (ku ra ne gracke Imami, Ristani, Nishani)… Asgje nuk ndryshon me zgjedhjet

      1. Pa diskutim qe eshte ashtu, por me sa duket pjese e lojes eshte edhe Nishani. Ristani ka qene kunder Bashes edhe ne 2017 por shprehjet e tij kane qene ambigue ne ate kohe. Sa per Nishanin, nuk eshte e besueshme se eshte peshkuar, por eshte pjese e lojes edhe ai per ta paraqitur PB (partine e B-ve) si parti qe ka demokraci te brendshme. 17 maji per here te trete po rezulton me kosto te renda per vendin.

      2. Jam shume dakord “Militanti ‘91”. Dua te shtoj: Kadilli eshte antar i Sorrosit me lidhje familare me Mallyezet;

        Basha ka prioritet bisnesin e vjehrit, Xhafer Isufit, ish sekretar i Byrose ne nje repart sekret, nje matrapaz e xhambaz.

    2. Pse se dini ju që pede-ja lejohet të vjedh me ligj. Sepse rrëzoi komunizmin me berishën që i kalonte fundjavat me familjen hoxha… Ama po vodhën të tjerët i ekzekuton pa gjygj si atë tipin në Elbasan!

  2. Pra 5 dite per tu paraqitur kandidaturat dhe 20 dite per te shpalosur alternativen ndryshe tek antaret e PD ! .
    Kesaj i thone topi eshte i imi dhe penalltine e gjuaj vete.
    Dhe ne shajme Ramen per arrogance.
    Ky kokra e kurves eshte me i keq se ai.

    1. Zgjedhjet per kryetarin u afruan ( duke lene vetem 12 dite fushate per kandidatet e rinj) per te mos shqetesuar sezonin turistik , paska deklaruar Grida Duma dje .
      ahahaha !

  3. Me sa duket, eshte vendosur qe PD te mos ekzistoje me. Tani do behen zgjedhjet lokale dhe PD ka shume mundesi te humbase edhe Kukesin e Shkodren qe i ka fituar gjithmone. Shkurt, Basha me ndihmen dhe ideimin e tjeterkujt, e shkaterroi PD dhe tani PD do jete nje nga ato partickat te tipit LSI dhe ndoshta edhe me me pak vota se kjo e fundit. Rrofte kryetari Basha qe qendron stoik, i cili meqe votat ia kane vjedhur qendron ne krye te partise dhe nuk i njeh zgjedhjet, por njeh produktin e zgjedhjeve.

    1. Ai t’i hapi rrugën PD-së! Të japi dorëheqjen e të iki në Hollandë të mësoj pak nga demokracia se e ka harruar mesa duket. Kopje i Ramës është bërë. Pushtet deri sa të vdesi ose derisa t’a shuaj PD-në.

  4. E keqja e ketyre “kritikeve” te Bashes eshte pikerisht se duan te shkarkojne Bashen duke njohur zgjedhjet!
    Basha e paska thene qarte – Deklaroni se zgjedhjet ishin te lira e une iki tani.
    Me qesharakja eshte se keta “kritiket” as nuk thone dot i njohin a jo zgjedhjet…

  5. Basha po qe po , biles duhet te ik duke vrapuar por edhe ju te tjeret duhet te largoheni nga drejtimi i PD-se .
    Drejtimin duhet ta marrin te rinjte . Une propozoj dhe mendoj se kandidatura me e mire eshte Agron Shehaj , nje njeri i paperlyer , inteligjent dhe mbi te gjitha ngjall besim te plote tek elektorati blu .

    1. agron shehaj eshte gay mor mik. e pranoni ju te djathtet te drejtoheni nga nje homoseksual?! me mire luli dembel them une qe ja ka lene ato pune sekretarit te pergjithshem bardhi se sa nje krietar qe e kafshon me gojen e vet kallamin e sheqerit…

  6. Pse garë fallso o Bushat ?
    Kundërstaret e Bashës kane kater vjet qe punojne natë/ditë per te rrezuar Bashën (Imami / Kulluri / Harxhi).
    Kadilli dhe Bujar Nishani nuk pritën të numrohen votat, por shpallën Bashën humbës.

    Në qoftë se antarsia e PD-së mendon se: Zgjedhjet u manipuluan me listat e patronazhistëve, me ndryshimet kushtetuese dhe u blenë me qindra miliona Euro, atëher ajo do votoj për Bashën, i cili Kadillin, kapterr Nishanin apo Imamin (tankistin e Zani Çaushit) i ha për mëngjes pa kafe apo qumësht.

    Në qoftë se antarsia e PD-së mendon se Luli është humbës kronik dhe është shkaku i humbjeve të zgjedhjeve,
    atëher gëzohuni, se do iki Luli dhe PD-në e merr një “Opozitar” i Ramës, më pak i rrezikshëm për të , sa Lym Murrizi, apo Rudina e Fatmirës.

    1. Hahahaha pd-ja ka lindur e dhjerë, vetëm “demokratikasit” komunist “alla” Berisha se kanë pas kuptuar…

  7. Fukaralleku, ekonomia bloze, ikja e rinise sikur ka rene murtaja, shendetesia qe nuk po arrijme ta marrim falas, te gjitha keto e plot tjera na vijne ngaqe eshte dhjere PD qe ka 8 vjet ne pushtet.

    1. Po dhe shqiptaret besonin se pd-ja me bashen , berishën , dumen, rulin, mziun, mul noken, Vasilin e Monika Kryemadhin do rregullonte shendetesine dhe do zhdukte korrupsionin, prandaj e votuan mbi 90% (hahahahahahahaha)

  8. Akoma do rrish ne drejtim ? Ky qenkerka idiot komplet .
    Hajt se kur te katandiset kokoshi nje thele do ta kuptosh se po drejton nje parti fantazem me maksimumi 10 militant. IDIOT . Mire opoziten por po merr ne qafe edhe shqiperine o IDOT.
    DORHIQU dhe hapi rruge me te mireve , ti e tregove veten se je i MEFSHT ne drejtim .

  9. Te gjithe ju perkrahasit e grupit Nishani,Imami,Kandilli, Ristani e kompani jeni sahan lepiresit e Rames qe ushqehemi si minjt ne bodrumet e kryeministrise dhe te bashkise

    1. edhe luli atje ushqehet. ka 8 vjet (do rrije dhe 4 te tjera) Minister i relaksit. e ka pohuar kryeministri me gojen e vet

    2. O milikar , kadillin e ka xjerr vetë basha, me shumë mundësi dhe nishanin,kurse Rama është i gatshëm të paguaj vetëm që mos iki Basha , siç edhe e pagoi në 2017, për pallatin e vjerrit. Ti futesh tek ajo lloj kategorie handikapatesh intelektual, qe edhe kur Luli te futet ne qeverinë e Rames do i sulmosh kritiket e aleances tyre si te shitur tek Rama….

  10. Ore Lapsusi pse gare fallco???Nga antipatia qe keni per Bashen e quani gare fallco!!Ajo do jete gare dhe kush te doje mund te konkurojne dhe ata qe kerkojne doreheqje.Nqs ata kane argumenta qe zgjedhjet i humbi Basha dhe nuk i vodhi Rama konkurimi eshte i hapur.

    1. 17 dite gare, ne 61 bashki te vendit. Nuk ke kohe as te vizitosh gjysmat e degeve te Partise neper republike, as ne Tirane madje. Kjo eshte gare e mbyllur qe ne fillim, pra nuk eshte gare. Une nuk mbeshteta PD sidoqofte, keshtu qe mos ma ver veshin fare. Por si do vini ne pushtet ne te ardhmen pa ma mbushur mendjen mua ose disa si une qe mund te ndrojne voten, lexojne portale si lapsi.al dhe shpresojne qe PD te kthehet ne alternative ?

    2. E mban mend garen e 2017 o Gimi, si dolën videot qe votonin nga 30 here te njejtet persona? Prandaj ju militantët e Pd-së jeni të pështirë edhe kur flisni për vjedhje votash, se vetë bëni kërdinë sa herë ju jepet rasti, por kur ju “vjedhin” juve kërceni përpjetë dhe hiqeni si të virgjër! Ju dhe kto zgjedhje keni vjedhur votat(në bashkëpunim me koleget e PS dhe LSI) e vetëvendosjes , dhe partive pa komisioner dhe e pamë me video. Por të vjedhësh të tjerët është ok për ju, ama juve mos t’ju vjedhin se jeni burra të mirë shumë. Ju jeni aq të pështirë sa dhe mërzitja nga humbja ju buron vetëm nga fakti që s’keni mundësi të vidhni dhe vetë si rilindasit…
      Kujtoni me nostalgji kohët e “arta” kur bënit batërdinë me vjedhje…

  11. GERRYESIT E ATA QE SI SKUTHE DERI SOT U FSHEHEN SI MINJTE, E SKANE DHENE ASNJE KONTRIBUT A ZE NE PD, SOT KANE MARRE ALTOPARLANTET E QELBESIRAVE DHE NTUFE BERTASIN PER DOREHEQJE. DAKORD JAM ME MENYREN E SHPREHJES DEMOKRATIKE, POR KUR ME SHU SE JU FORMATORE TE INARIT E JO VEPRIMIT, PD E KA RRITUR NE KOHE BASHA ME ATA DEMOKRATE TE BETEJES PER DEMOKRACI, SE SA MUFKAT KRITIKUES QE NA PASKAN MARRE FLETE NE EMER TE DEMOKRCISE, PA KONTRIBUR. ME SHUME DUKEN NE QYRKUN RILINDAS NE KOHE SE SA PRODUKT PER PARTINE QE FLASIN.JA PRA, SA SHUME NA E PASKAN DASHUR PARTINE E KOLLTUKUN E GJUMIT. PER KOMENTET , NO KOMENT, DUKEN QE JANE PENA DASHAKEQE, PER TU MOS U THONE SE JANE QELLIM KEQ OPINIONE NE STUDIOT E SIGURIMIT TE RI RILINDAS TE KULISHEVE TRASHEGIMTARE.

  12. KESAJ ITHONE ME LA KRYT E GAMORIT . BASHA KESHTU DO NGELET NE PERJETESI KRYETAR POR NE FUND KA PER TE DREJTUAR VETEN E TIJ DHE KRYESINE SE USHTARET DO KENE MARRE ARRATINE ME KOHE EME VAKT .

  13. Me “Fajin e ka Saliu” i shtyme nja 8 vjet varferi,
    ama me “Fajin e ka Basha” zor se kandiset njeri,
    eshte trashur shume zullumi e bere kudo mullar,
    me “Fajin e ka Basha” ushqehen vec ndoj Gomar!

    Kudo varferine te shtrire gjere edhe gjate e kemi,
    nese nuk duam ta shikojme, krejt te verbuar jemi,
    kudo ne TV e gazeta po vlon perdite maskaralleku,
    duan qe te harrojme se nga na vjen ky fukaralleku!

  14. Si heret na u ngriten lets kritizeret,u solo gjumi nga gezimi I vjdhjeve, e po japin voten e vjedhjes, e jo te analyzes. A thus se voter vetem nje person duhet ti ruajte, vetem njeri ish partia.Te met a la, por mizat we jane grumbulluar e qe the rain per doreheqje, si persona te dorehequr e flegmatike nuk u talon leksioni qe na japin sepse tottalisht jane shume here me dobet na te tera rrymat demokratike.Pas analizave te the la, me gjetjen e nji tipi Berisha do isha dakord, por me keta zera, ripe we po degjojme, menyra e kerkeses te con ne invazionin Rama, atehere eshte deshtimi, realize I I enderres se qelbesirave.Demokracia eshte njerzve we falin nr front e jo e gjumasheve we gezohen ne vrasjen NBA pushteti hajdut. Po na vrisni edge ju me zhurmat eurrejtjet tuaja.Prisni, analizoni, studioni,planizoni,nuhasni, e vendosni per udheheqes.Karierizmi qenka ves I keq kur kaqellime te keqia.TURP.

  15. Lexoj shumë postime me karakter ekstremist dhe dikush shpreh mendim pro Basha akuzohet militant.Si ti kuptojmë këta si demokratë jo militantë.Pra ata kanë të drejtë të thonë për Bashën të iki të tjerët që thonë të konkurojë e quajnë militant.Po ata militantë të kujt janë.Mos janë militantë të Ramës dhe provokatorë të tij???

  16. Nji semundje e forte don helmin e forte.Kanceri RAMA.
    Nji kryeminister vagabond-rrugac,mashtrues-ironik,diktator e hajdut,palaco cirku,pordhologos e populist allamodern si Paulin Ramshkerdhata,nuk mund te luftohet me ndershmeri dhe dinjitet.
    Atij i duhet nji kundershtar jo me kocka njeriu si Basha.Atij i duket nji kulceder me nji koke ekstra,nji ma shume se sa ka ai vete, dhe n’vend te kockave te kete shufra 16mm hekuri eksagonal.
    A ka ndonji ne PD sot te tille!!??

  17. Gares i duhet hapur rruga, por jo perpara se te behet nje analize e thelle dhe nje bashkim i madh per te permbysur regjimin. Deri ne momentin e celjes se gares, PD do duhej te drejtohej nga nje grup kolegjial. Ne kete moment, Basha as nuk i ka ngrire funksionet sic beri para kater vitesh, por harron se ne kete menyre do i anulloje elektorati.

    1. keni kohe ta mendoni se do jeni dhe plot 4 vjet duke henger mut ktu ke lapsi. ju befte mire me we ra llafi

  18. Ceshtja e zgjedhjeve brenda nje partie i takon anetareve te asaj partie dhe asfare te tjereve jashte saj.
    Shumica e “sugjerimeve” qe behen ne rrjetet sociale ne adrese te PD i bejme ne, Patronazhistet, se e kemi urdher partie. Duhet medoemos te kerkojme largimin e Bashes nga drejtimi i PD, gjithmone duke “u qare hallin” demokrateve!

  19. I vetmi deri tani nga ky “grupi për PD” që po sulmon Bashën e që ka deklaruar se do të kandidojë për lider të kësaj partie, është Kadili.
    Ndonëse paska pasur detyrën shumë të rëndësishme në kryesinë e PD, si sekretar për burimet njerëzore, emri i tij është fare pak i njohur në publik.
    Ai u bë i njohur vetëm dy ditë pas zgjedhjeve ku doli me slloganin se fitoi Rama e humbi Basha e me kërkesën që Basha të japë dorheqje, për ti lëshuar rrugë këtij zotërisë që ti zërë vendin.
    Mjaftoi ky zë anemik që nuk ishte dëgjuar kurrë më parë nëpër mediat e Ramës, që sapo doli në mexhëlis kundër “Lulit që fle”, të thirrej nga të gjitha mediat, po ashtu siç ishte vepruar me Patozin e më vonë me Topallin, Murrizin e Hajdarin.
    Është rasti për të bërë pyetjen fare të thjeshtë :
    More po këto mediat “e pamvarura”, analistët “e pamvarur” shqiptarë, paskan pritur që të dalë bajlozi Kadil, e ngaqë e “dashurojnë” shumë PD, u tërbuan të gjithë pas Kadilit që do ta shpëtokërka Shqipërinë nga Rama ?
    E kisha dëgjuar rastësisht këtë Kadilin vetëm një herë para zgjedhjeve të thirrur nga nje media anti Basha.
    As nuk bëri qoftë edhe ndonjë aludim të lehtë se mendonte ndryshe nga Basha, përkundrazi e lëvdoi ate e me një zë të mekur përsëriti ato çfarë publikonte Basha.
    Në daljen publike surprizë pas zgjedhjeve, ky i mekuri kaloi në ekstrem duke u shitur si shpëtimtari i demokracisë shqiptare.
    Me thënë të drejtë , nuk e përfytyroj dot këtë person si lider të partisë që përmbysi diktaturën komuniste, pasi e dëgjova të deklaronte të thoshte se unë jam demokrat, por nuk jam antikomunist.
    Dëgjova historianin enverist Pëllumb Xhufin në një dalje televizive këto ditë, që nuk i bënte zemra që të fliste për periudhën e enverizmit për diktaturë komuniste,
    E tha vetë që nuk i them dot “diktaturë komuniste” po “socializëm”
    E pra kemi 30 vite që po përjetojmë një sistem sado problematik demokratik pluralist kapitalist, e deklarojmë se sistemi socialist nuk paska qenë diktaturë e egër komuniste e nuk kemi arsye që të urrejmë komunizmin.
    O shqiptarë !
    Komunizmi apo nazizmi nuk ishin modë veshjesh apo kapelesh, po ishin mendësi kriminale diktatoriale që u bënë shkak për vrasjen e qindra miliona njerëzve në botë.

  20. PO PRISNI O HORRA SA TE MBAROJE HETIMI PER MASAKREN ZGJEDHORE. NE BERAT E GJIROKASTER U ZBULUAN NE PAK KUTI QE U HAPEN NDOTJA E KETYRE VOTIMEVE.
    LUFTONI O TRADHETARE NE NJE LLOGORE ME BASHEN DHE ME PAS VENDOSNI. FAJTORE JENI TE GJITHE SI KRYESI QE FJETET GJUME NE OREN POLICORE 22 DERI 6.

    1. ne luftojme por te jesh i sigurt se me nje njeri qe nuk ndyshon po te njejten perfundim do kesh edhe pas dy dekadash

  21. Me sa duket nje pjese te mire te popullit i mungoka shume diktatura.

    Jane duke pritur me gezim te madh qe PD te “zhduket”

    Basha e ka fajin,Basha Basha Basha

    Po keta qe vjedhin gjithshka ,kane ndopak faj?

    Po keta qe shesin edhe voten per 5000 leke,kane ndopak faj?

    Apo Basha,Basha,Basha.

    Ne nje vend normal ku nuk shitet vota, populli duhet te jete gjithmone opozite.

    1. Sic ke bere ti opozitë në 21 janar 2011, kur Saliu me “koburen e Lulit” vriste protestuesit për shkak të rregullores së gardhit pavarësisht se i vranë jashtë gardhit dhe me duar në xhepa! Do t’a shohesh sa i përvëluar është Luli për opozitë , kur të futet në qeveri me Ramën për herë të dytë!

      1. Me 2 Prill 1991,n’Shkoder, GRAMOZ RUCI(krietari i parlamutit sot) urdheroi vrasjen e kater demonstruesve PAQESOR(jo si kokpalaret) agresiv te PaulinRamshkerdhates me 21 Janar 2011.

  22. I keni dhurat nga merkel soros&co . Me bash e me ram. Hajde ne grrop o fisqira vazhdoni merruni me diversionet

  23. Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik. Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani, ish-kreu i KQZ, kamikaz i vjedhjes së mandatit ‘Basha’ në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë e Tiranës.Shpellkari lab e laluc mendon se ilaci i fort anti ram na qenka lulzime salih BBasha,sa rrotKari duhet te jesh o shpellkar per te menduar keshtu

    1. Shpellkari,qe ti e cileson rrotKari, te ka shkerdhy’ ate qe e din mire ti i paemer i 09:24.Falje te tjereve.
      Semundja KANCERAMA kerkon helmin ma te forte qe ekziston per t’a luftu’.
      Nuk m’intereson se kush bahet,zgjidhet, kryetar i PD-se.Por jam i sigurte qe nevojitet nji supermashtrues e hajdut(shkerdhate)ma i madh se Paulin Ramashtruesi.
      E keqja del me te keq o i pander familje i ores 09:24.
      Je ,ke ken dhe do t’jeshe bithqiri ma i madh i Paulin-Edvin-Edi Ramhajdutit.Lexo Temen mor moter,grua,vajze q..e!

  24. Ajo që Sali Berisha dhe Lulzim Basha pretendojnë se ka ndodhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, për të justifikuar humbjen dhe për mbajtur nën kontroll partinë duke u hedhur ‘hi syve’ demokratëve, në fakt e kanë aplikuar dhe realizuar vetë dy herë brenda Partisë Demokratike, duke manipuluar zgjedhjet për kryetarin në 2013 dhe 2017, histori të cilën po përgatiten për ta përsëritur në 13 qershor 2021. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë akuzuar jo vetëm nga figurat kryesore të Partisë Demokratike, por edhe nga diplomatët perëndimorë, për manipulimin flagrant të zgjedhjeve për drejtimin e PD-së, për të nxjerrë fitues Lulzim Bashën si i besuar i Familjes Berisha, për kontrollin e partisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *