• |
ide | kryesore

Koeman shpreson të qendrojë Messi, por mund të mos jetë vetë: zgjedhja e parë e Barcelonës, Xavi

-Instant, Sport



Humbja e titullit, me humbjen e brendshme ndaj Celta Vigos, duket se e ka vulosur fatin e teknikut aktual të katalanasve, Ronald Koeman. “Xavi i afrohet Barcelonës”. Ky është titulli i Sport, të përditshmes spanjolle, sipas të cilës kampioni spanjoll është zgjedhja e parë për pankinën e blaugranave në funksion të sezonit të ardhshëm. Ronald Koeman tani është afër shkarkimit dhe trajneri aktual i Al Sadd, i cili kohët e fundit rinovoi deri në 2023 por me një “klauzolë pro Barça”, sipas gazetës, tashmë po negocion me Mateu Alemany.

Kjo situatë sic duket e ka lënë të pashqetësuar, ose e trajton si të tillë, hollandezin e pankinës. Pas humbjes së djeshme me Celtan, Ronald Koeman ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me situatën e Lionel Messi, që mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Camp Nou: “Shpresojmë që të mos jetë kështu. Sepse është sidoqoftë lojtari më i mirë në botë dhe e tregoi edhe në këtë ndeshje të fundit se është e pamundur të luash pa të, sepse arriti të shënojë 30 gola. Me golat e tij ka dhuruar shumë pikë kësaj skuadre për vite të tërë. Nuk di të them më shumë, është një pyetje që i duhet bërë Leos. Nga ana ime dhe e klubit, them se shpresojmë të vazhdojë me ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *