• |
ide | kryesore

Video/ Me kokë, pingul, në asfalt: shikoni rrëzimin tronditës në Giro D’Italia të Mohoric

-Instant, Sport, Video



Gjatë etapës së nëntë të Giro d’Italia, Matej Mohoric, ciklisti i Bahrain Victoric ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm. Në kthesë, biçikleta u përmbys dhe slloveni goditi me forcë kokën mbi asfalt, duke rënë pingul me gjithë peshën e tij dhe bicikletën sipër. Çiklisti u ngrit në këmbë, por më vonë u mor me një ambulancë për kontrolle të mëtejshme. Drejtori sportiv Franco Pellizotti ka zbuluar: “Matej është i vetëdijshëm, ai na dha numrin e partneres së tij dhe na kërkoi ta njoftonim. Kjo na siguroi.”

Ciklisti u shtrua menjëherë në spitalin Avezzano. Sipas asaj që mësohet nga burimet shëndetësore, testet instrumentale kanë përjashtuar frakturat, por Mohoric është ende nën vëzhgim për dëmtimin e kokës për shkak të goditjes së marrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *