• |
ide | kryesore

Ledri Vula vaksinohet kundër Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Ledri Vula është vaksinuar kundër Covid-19, proces të cilin e ka kryer në Shqipëri pasi posedon pasaportën shqiptare.

Së fundmi janë ndarë disa momente të vaksinimit të tij nga “Telegrafi” në një nga qendrat e shpërndarjes së vaksinave në Tiranë. Me të parë yllin e hip-hopit, shumë prej personave që ishin të pranishëm në sallë kanë shrytëzuar rastin për të bërë foto me të.

Përsa i përket, projekteve muzikore Ledri më në fund publikoi këngën më të re, që mban titullin “Don mo”.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai dhe protagoniste në klip si figurante është Morena Taraku, e cila duket mjaft tërheqëse. Ledri nuk zhgënjen asnjëherë dhe padyshim që ky projekt muzikor kaq ritmik do të jetë një ndër hitet e kësaj vere.

Reperi do të publikojë disa bashkëpunime këtë verë dhe njëri prej tyre do të jetë me Kidën, që fansat po e presin prej kohësh.

Në muajin tetor, Kida dhe Ledri ndanë me njëri-tjetrin në Instagram një foto të përbashkët dhe kështu lindën dyshimet se ata kishin bashkuar forcat për duet. Por asokohe kjo rezultoi e pavërtetë, sepse duket se Ledri dhe Kida e kanë lënë për në verë super bashkëpunimin. “Prive” ka mësuar se dy miqtë po përgatiten për një këngë të përbashkët, që do të publikohet këtë verë dhe me siguri do të bëjë namin kudo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *