• |
ide | kryesore

Një tjetër skandal në familjen Kardashian

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish-gruaja e partnerit aktual të Kourtney Kardashian, muzikantit Travis Baker, Shanna Moakler tha se arsyeja e fundit të martesës së tyre është se ai e tradhtoi me Kim Kardashian.

Një burim i afërt me Kim tha për Page Six se pretendimi ishte i rremë.

 “Travis dhe Kim nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie romantike,” tha burimi. “Ata ishin miq të mirë, që u takuan përmes Paris Hilton dhe kështu u prezantuan edhe Kourtney dhe Travis.”

Thashethemet filluan të qarkullojnë kur vajza e Shanna dhe Travis, Alabama, postoi një screenshot në Instagram Story duke shpërthyer kundër nënës së saj me akuzat se s’ka qenë kurrë plotësisht prezente në jetën e saj dhe se s’ka qenë një nënë e mirë për të.

Në screenshot dukej përgjigjja e gjatë e Shanna-s ku mes të tjerash shkruhej:

“Unë u divorcova nga Travis sepse e kapa atë duke pasur një lidhje me Kim! Tani ai është dashuruar me motrën e saj… gjithçka është e tepërt… Nuk jam unë e keqja në këtë histori!”

Që kur Travis dhe Kourtney filluan të dilnin bashkë, Shanna nuk ka treguar aspak mbështetje për marrëdhënien e tyre, të cilën madje e quajti të çuditshme.

Një tjetër burim i afërt me Travis kritikoi Shanna-n për përhapjen e gënjeshtrave.

“Është një turp që ajo vazhdon të përhapë gënjeshtra, sepse është qartësisht e hidhëruar që ish-i i saj është i lumtur dhe ka ecur përpara,” tha burimi. “Është jashtëzakonisht e dëmshme për fëmijët e saj mënyra si po sillet. Shpresojmë që ajo të marrë ndihmën që i nevojitet dhe të mund të gjejë lumturinë”.

As Kourtney dhe as Travis nuk kanë reaguar rreth kësaj çështjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *