• |
ide | kryesore

Barcelona planifikon revolucionin: zbulohet lista me 14 lojtarë të mëdhenj në dalje

-Instant, Sport



Në shtëpinë e Barcelonës po përgatitet revolucioni. Për shkak të krizës të ndikuar nga pandemia, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase “Sport”, klubi blaugrana në fakt po studion një plan për të ulur kostot, përmes reduktimit të barrës së pagave dhe lamtumirave të lojtarëve me peshë. Në detaje, një listë me të paktën katërmbëdhjetë lojtarë, të cilëve do ti ofrohet ose një pagesë me zbritje ose shitja tek ofertuesi më i lartë.

Duke bërë llogaritë me organikën, sipas asaj që mësohet nga Spanja, lista e lojtarëve në dalje nga Barcelona është plot me emra të mëdhenj. Si veteranë të klubit ashtu edhe nënshkrime të fundit. Për të qëndruar me blaugranat, klubi duhet ti propozojë një ulje të konsiderueshme të pagave ose shitjen, lojtarëve të mëdhenj Piqué, Alba, Busquets dhe Sergi Roberto. Një thyerje e vrazhdë me të kaluarën, në thelb.

Cështje e ndryshme ndërkohë për Riqui, Neto, Umtiti, Junior, Pjanic, Coutinho, Griezmann, Matheus, Braithwaite dhe Dembelé. Të dhjetë, për arsye dhe situata të ndryshme, janë konsideruar në dalje nga klubi dhe me shumën e duhur mund të “sakrifikohen” për të planifikuar të ardhmen dhe për të rindërtuar ekipin. Lojtarë që në Evropë mund të tërheqin vëmendjen e disa klubeve më të mira.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *