• |
ide | kryesore

Humbi titullin, pritet takimi i drejtuesve të Real me Zidane: “E ardhmja? Do të vendos me qetësi, jo tani”

-Instant, Sport



Zinedine Zidane vazhdon të ketë mbi vete sytë e shumë klubeve (Juventus mbi të gjitha), por për momentin ai preferon të mos ç’ekuilibrohet mbi të ardhmen e tij: “Gjëja më e rëndësishme këtu nuk jam unë – tha trajneri i Real Madrid pas javës së fundit në kampionat -. Duhet vetëm të mendoj për atë që kemi bërë këtë sezon, pastaj me kalimin e kohës, dhe me qetësi, do të flas me klubin, por jo tani. Në ditët e ardhshme do të takohemi me drejtuesit dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Zizou nuk arriti të rrëmbejë dot La Liga nga duart e Atletico Madrid, në frymën e fundit dhe sezoni i Blancos përfundoi pa trofe: “Para së gjithash ne duhet të falënderojmë tifozët tanë, sepse gjithmonë e kanë mbështetur ekipin edhe nga jashtë. Mendoj se të gjithë mund të jenë krenarë për këta lojtarë sepse dhanë gjithçka. Duhet të përgëzojmë Atleticon që meritoi fitoren. Tani unë vetëm duhet të jem i qetë dhe në ditët e ardhshme do të merrem me të ardhmen time. Kjo është e gjitha. Do të shohim se çfarë do të ndodhë së shpejti. Jo vetëm për mua, por edhe atë që klubi planifikon të bëjë sezonin e ardhshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *