• |
ide | kryesore

Një stuhi breshëri e ktheu garën malore në tragjedi: 21 sportistë humbën jetën nga ndryshimi drastik i temperaturave

-Instant, Sport



Njëzet e një persona që garonin në një garë vrapimi malor humbën jetën në veriperëndim të Kinës, pasi breshëri, shiu i ngrirë dhe erërat e stuhishme goditën pistën në lartësi të madhe. Pas një operacioni shpëtimi në emergjencë të plotë, për gjatë gjithë natës me temperatura ngrirjeje, që përfshiu më shumë se 700 njerëz, ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të konfirmonin që 151 njerëz ishin të sigurt nga 172 pjesëmarrës në total.

Vrapuesit po garonin në një shteg jashtëzakonisht të ngushtë malor, në një lartësi që arrinte afro 10,000 metra. Një vrapues që u largua nga gara tha se gishtat e tij u mpinë nga i ftohti dhe disa të tjerë nuk ishin të veshur për kushtet e dimrit, shumë kishin veshur këmisha me mëngë të shkurtra. Midis 21 të vdekurve ishte edhe Jing Liang, 31 vjeç, i cili kishte fituar tre edicione të mëparshme të kësaj gare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *