• |
ide | kryesore

Daja një furi në konferencë: “Nuk na lanë të luftojmë për titullin”

-Instant, F1, Sport



“Ka qenë një javë aq e vështira sa… Jo vetëm në këtë ndeshje, por jemi goditur sistematikisht. Kur po vija për në konferencë më vjen email dhe pashë vendimet e Disiplinës, si duket kanë menduar t’ia dërgojë njëherë trajnerit, sepse nuk do hapë gojën. Është e vështirë për vetë faktin se nuk është një rast i izoluar, sepse të jetë një është normale sepse njerëz jemi të gjithë gabojmë. Ishte një goditje në momentin final”. Ilir Daja nuk gjen paqe pas penalltisë që e nxorri nga lufta për titull, kundër Vllaznisë. “Kam dëshmuar dje të gjithë opinionistët e futbollit të Vllaznisë. Nuk kam asgjë me klubin e Vllaznisë, nuk e dha Vllaznia penalltinë. Nuk kanë pse reagojnë, pasi nesër mund t’i ndodhë Vllaznisë. Unë e kam pësuar dy herë ta humb titullin kështu në karrierë. Nëse nuk do ishte Jorgji do ishte një tjetër. Në 4 ndeshjet e fundit në 3 ndeshje na ka gjykuar Hamiti, Partizani me të nuk ka fituar asnjëherë gjatë sezonit. Me Feratra dhe me shokë, e pamë se çfarë kërkuan të bënin. Nëse nuk do e kishin realizuar këtë javë, java e fundit në Ballsh do ishte skëterrë për mendimin tim”.

Paralajmërimi i ardhur nga Disiplina nuk e ka bërë që tekniku i Partizanit të mbyllë gojën, përkundrazi: “Nuk kemi probleme me Vllazninë, nuk e dhanë ata penalltinë. E kanë merituar vendin ku janë. Kampionati të vendoset me meritë, të mos jenë protagonistë arbitrat. Nëse e jepte në sekondë, në rregull. Por është e çuditshme që anësori ishte larg Belicës dhe e vendosin ata penalltitë. Kjo është ajo për të cilën po diskutojmë. Nuk është vetëm ky rast. Janë disa gola të anuluar, gola të rregullt. Janë në vazhdimësi në fazën e fundit. Nëse nxjerr një konkluzion, e nxjerr në vazhdimësi. Nëse këto janë në vazhdimësi, këto janë vendime të vendosura më pare” përfundoi Daja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *