• |
ide | kryesore

PD: Anëtarët e KAS po marrin urdhra në telefon nga Rama, Balla dhe Gjiknuri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi 3 ankime te paraqitura nga PD lidhur me qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës. KAS vendosi që të rrëzojë kërkesën për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës ndërsa pranoi që të rinumëroi votat në 108 kuti.

Juristi i PD tha se nga ana e kësaj force janë vendosur në dispozicion të KAS materiale shpjeguese, voluminoze mbi 200 faqe për secilën e këtyre qarqeve. Sipas tij janë vendosur prova të shumta, në total për të tri qarqet, mbi 100 prova të cilat në vlerësimin e tij faktonin shkelje të rënda të ligjit.

“Pasur parasysh numrin e madh të çështjeve që kanë ndodhur para dhe pas procesit zgjedhor të 25 prillit në këto 3 qarqe, pasur parasysh numrin e madh të provave dhe fakteve që i vumë në dispozicion të KAS me të drejtë kemi pritur që ky Komision të vepronte në përputhje me ligjin dhe të shmangte zbatimin e urdhrave politikë që vinin në telefonat ë tyre celular përpara çdo vendimmarrje të rëndësishme.

Ata marrin urdhra politikë në telefonat e tyre qoftë nga kryeministri Edi Rama, drejtuesit politik si Taulant Balla, Damian Gjiknuri apo sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave” – tha juristi i PD, Marash Logu.

“Lidhur me qarkun e Tiranës, ashtu si me qarqet e Durrësit dhe të Shkodrës, kërkesat tona për marrjen e provave të cilat do të zbardhin të plotë masakrën zgjedhore të 25 prillit, u refuzuan plotë 114 herë. Ne kemi paraqitur prova dhe fakte të pakundërshtueshme se si në qarkun e Tiranës, Shkodrës apo Durrësit votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar.

Në qarkun e Durrësit kishte një skemë kriminale të mirëfilltë e drejtuar nga drejtuesi politik Ardian Çela i cili në bashkëpunim me ish- kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe me deputetë të skeduar në lidhje me krimin e organizuar, kam parasysh Yrges Çyrbja, Ilir Ndraxhi apo Rrahman Rrahja kishin ngritur struktura të mirëfillta për blerjen e votës.

Blerje vote masive kishte edhe në qarkun e Shkodrës, ku Tom Doshi nëpërmjet lidhjeve të tij kriminale në zonën e Pukës apo të Vaut të Dejës, kam parasysh Mark Frroku blinin vota masivisht thjesht dhe vetëm për të pasur mjaftueshëm vota për mandatin e deputetit. është fakt i provuar se burimet shtetërore

Është fakt i provuar që burimet shtetërore në Qarkun e Tiranës, në Qarkun e Durrësit dhe të Shkodrës u përdoren masivisht në shërbim të PS. Kam parasysh këtu lejet e legalizimit, lejet e ndërtimit, tendera dhe kontrata publike si dhe çdo mjet tjetër dhe aset publik që ishte në dispozicion të shtetit.

Vetëm leje legalizimi në periudhën janar – mars 2021, janë dhënë 10003 leje legalizimi, për të cilat në kemi informacione. Janë punësuar 13 mijë punonjës, janë paguar mbi 63 milionë lekë paga. Janë dhënë rreth 125 milionë euro për procesin e rindërtimit. Të gjitha këto para me buxhetin e shtetit me qëllimin e vetëm per te manipuluar dhe tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Ne e kemi thënë që nga fillimi dhe mbetemi besnik të deklaratës tonë që në do ti shkojmë këtij procesi deri në fund” – tha Logu. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Bindja ime është se vendimi i qeverisë amerikane i ka dhënë goditjen përfundimtare politike dhe morale, jo vetëm qytetarit dhe politikanit Sali Berisha, por krejt teorisë, praktikës, sjelljes dhe moralit 30 vjeçar berishist. Rrjedhimisht kjo goditje ka rënë edhe mbi gjithë skotën laramane berishiste, ku bëjnë pjesë mbështetësit e tij të palëkundur që nga viti 1990, avokatët e bëmave dhe krimeve të tij në politikë e media, bashkëluftëtarët e tij të paparimtë e vulgarë, dhe mbi ushtrinë e tij të injorantëve të pashërueshëm dhe pasionantëve kokëboshë që i gjen kudo në Shqipëri, sidomos në zonat fshatare të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *