• |
ide | kryesore

Vitia: Të premten vijnë 100 mijë vaksina në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarët e Komunave në Kosovë kanë mbajtur sot një takim koordinues me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar rreth procesit të vaksinimit dhe masave të reja.

Në këtë takim u tha se së shpejti do të hiqet ora policore dhe do të lejohen festat. Në këtë takimi Ministri Vitia falënderoi kryetarët e komunave për bashkëpunimin dhe njoftoi se të premtën pritet ardhja e 100 mijë vaksinave të reja.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksionimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinim në platformën e-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksionimit”, thuhet në njoftimin e AKK-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *