• |
ide | kryesore

“Non grata”/ Berisha flet për rolin e Donald Lu: Dosjen time e sajoi Rama me Sorosin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë detaje lidhur më marrëdhëniet e tij me ambasadorët amerikane dhe për shpalljen “non grata”. Ai tha se “non grata” është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe Rama në Kuvend. Ish-kryeministri shtoi se i kanë thënë se me dosjen e tij është marrë intensivisht ish-ambasadori Donald Lu.

“Zonja Kim, ambasadorja e SHBA-ve, kur erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë dhe si deputet nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.

Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se “A e kaloj dot Atlantikun”. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në “listë të zezë”, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjen e Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi”, – tha Berisha.

Ai kujton se nuk ka pasur asnjë problem me administratën e shkuar amerikane të republikanëve, por as me administratën e Obamës më herët. Në emisionin “PolitikOn” në Rtv Ora, Berisha e sheh vendimin pasojë të lobimit të qeverisë Rama dhe Soros.

“Sali Berisha nuk ka pasur kurrë problemin më të vogël kur në pushtet në Uashington kanë qenë republikanët. Sali Berisha nuk ka pasur asnjë problem në mandatin e parë të presidentit Obama. Këtu ka ardhur Hillary Clinton dhe ka mbajtur një fjalim që nuk ka mbajtur kush kurrë në trojet e kësaj toke.

Për mua akuza më e rëndë që kam marrë në jetën time ishte ajo për terrorizëm. Pa diskutim që Blinken e ka marrë në emër të DASH vendimin. E kanë bërë Xhorxh Soros dhe Edi Rama me lobimin e tyre korruptim. Fuqinë e ka Soros.

Ai ka investuar në rajon më shumë se te kushdo tjetër te Edi Rama, krushku i tij. Pyet pak kur vjen ai se si ka edhe punonjës se çfarë mbipushteti ka ai qoftë ndaj personave shqiptarë dhe jo shqiptarë.
Marrëdhëniet e mia me Soros kanë filluar shumë mirë, por u detyrova të përzë nga Shqipëria si bashkëpunëtorë të rezidentit të shërbimit të Millosheviçit në Tiranë dy bashkëpunëtorë të tij shqiptaro-amerikanin Fron Nahzin dhe Fred Abraham.

Shërbimi Inteligjent solli të gjitha provat me zë dhe figurë nga regjistrimi ambiental të veprimtarisë së tyre duke marrë dhe dhënë detyra. Shërbimet nuk kanë kombësi, nuk do të thotë gjë se ishte shqiptar. Soros erdhi dhe i mori me avion të posaçëm, i përzumë se nuk do ti burgosnim.

Këtu nisi dhe pastaj shkoi më tutje. Soros fillimisht investoi për shoqërinë civile dhe i isha shumë mirënjohës. Kërkoja një ligj për pavarësinë e këtyre shoqatave. Por ai nuk krijoi organizata zëri i shoqërisë, por organizata zëri i partisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Tani, kur miti i Sali Berishës ka rënë dhe është damkosur si vrasës, bandit dhe hajdut, dhe kur pushteti i tij në gjyqësor është dobësuar, procesi i 21 janarit duhet rihapur në themel, dhe jo për elementë të veçantë të tij, pasi kjo do jetë një rivrasje për të vrarët dhe për drejtësinë shqiptare. Ai duhet rihapur për të hetuar të dyshuarin kryesor si vrasës. Sali Berishën!

    1. na çave karin ti more legen me kete shkrimin ten gjithandej, sales do ti hane karrin, o I paemër
      27/05/2021 te 23:18

  2. Sala kujton se amerikanet i marin informacionet nga fshatari dixhital.
    Sala e di shume mire qe ne shqiperi 1 ne 50 shqiptar. Con info te rruga e elbasanit.
    Edhe vet ish bashkpuntoret e ngusht te sales, venin dhe ven cdo muaj e tregojn se c ndodh.

    1. Sala i mire i keq, nuk i ka ul breket asnjehre as para me te vobektit e as para Amerikes, ose me mire te themi te lobimit aktual Sorrosian.
      Qe kjo eshte e kopsitur nga Paulini dhe eshte qoke e Sorrosit per ” God forbid if Trump is elected president of United States” qe tha Ramazani ne CNN, edhe roja i deres se Rilindjes e ka mar vesh.

      Ketu do jemi kur do ti rruajne bolet Sales me “faktet” qe Blinken kishte nga:
      – media ne Shqiperi ( qe te gjitha marin tendera dhe i bejne fresk Xonit dhe kasetave te lalit)
      – nga OJF-te (Sorrosi donatori i tyre)
      – nga qeveria antikorrupsion:))))))) e Edi Rames:)))

  3. E konsideroj pak të vonuar të them të drejtën, por përsëri, si i thonë asaj fjalës së urtë popullore, “më mirë vonë se kurrë”. Mendoj se me këtë vendim është thyer akulli i Sali Berishës dhe tani mendoj se duhet të dalin të gjitha krimet që ai ka bërë, jo vetëm rrëmbimi dhe vrasja e babait tim.

    Do të dëshiroja që sa të jetë gjallë t’i përjetojë të gjitha këto turpërime, dhe mos të shkojë në botën tjetër pa i ndjerë të gjitha këto poshtërime të cilat i meriton, një e nga një.Rama me vote te hodhi ne rruge si Qen rrugesh ke tete vjet qe llomotit si Ver Llapa tani amerika ta hodhi dhe familjen ne rruge o qelbesira me e ndyre qe polli ky vend o salih karaxhic berisha,vellain tend karaxhicin ta qiu ne byth amerika,tani amerika ja ka lene ne dore popullit shqiptar te te Qije familjen e ndyre berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *