• |
ide | kryesore

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat: 12 raste të reja dhe 1 humbje jete nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Shifrat e infektimeve me Covid-19 në Shqipëri kanë ruajtur të njëjtin trend të ulët edhe gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 3255 testime të kryera kanë rezultuar 12 raste pozitive, ndërsa u shenua 1 viktimë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë. Kujtojmë se dy ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve shkurtoi me 60 minuta orën policore, ndërsa lejoi qarkullimin pa maskë në ambjente të hapura.

Statistika (29 Maj 2021)
Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      118
Të shtruar në spitale      41
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3255

Testime totale             715,526
Raste pozitive             132,297
Raste të shëruara        129,215
Raste Aktive                  633
Humbje jete                  2,449



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *