• |
ide | kryesore

Vritet 25-vjeçari në Shkodër, arrestohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri është vrarë pak pas mesnatës së kaluar në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bardhaj, teksa viktimë ka mbetur 25-vjeçari Emiljano Ndou, banues në Bleran Bardhaj.

Brenda pak minutash policia ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit, shtetasin Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar me viktimën, teksa ka sekuestruar dhe armën e krimit, tip kallashnikov. Nuk dihen ende motivet e krimit, ndërsa sipas policië bëhet fjalë për një ngjarje për motive të dobëta.

“Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi Mark Kodra., 47 vjeç, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur Policia e Shkodrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *