• |
ide | kryesore

Manchester City, çmenduri për Kane: Guardiola sakrifikon Sterling e Jesus për anglezin

-Instant, Sport



Manchester City është gati të bëjë karta false për të arritur tek Harry Kane, objektivi kryesor në merkaton e verës pas lamtumirës së Sergio Agueros. The Sun e bën të ditur lajmin, duke shpjeguar se për të bindur pronarin e Tottenhamit Daniel Levy të lejojë yllin e tij të largohet, drejtuesit e Citizens janë të gatshëm të përfshijnë Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus si pjesë e një shkëmbimi teknik. Tabloidi britanik nënvizon se Levy nuk do të pranojë një ofertë më të ulët: pa një propozim të madh, Kane nuk do të largohet nga Londra.

Humbja në finalen e Champions League përballë Chelsea dhe sidomos largimi i Agueros i ka bërë drejtuesit e Citizens të hidhen me forcë në merkato për të fomuar një skuadër të pathyeshme, për të kthyer sa më shpejt në atë finale të provuar hidhur për herë të parë, por që shërbeu shumë për eksperiencë për lojtarët e Manchester City.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *