• |
ide | kryesore

Basha – demokratëve: Do luftojmë apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikoi në Facebook disa fotografi nga takimet me qytetarët, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të PD, janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama.

Sipas tij, këto zgjedhje do të përcaktojnë nëse opozita do vazhdojë të luftojë me forcë, apo do të lejojë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

“Këto zgjedhje janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

Përgjigja jonë do jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do fitojmë!”, – shkruan Basha.



10 Comments

  1. C’eshte ky kontrovers keshtu qe nuk peanon realitetin e vet? C’te luftojme ne more qe te besh marreveshje si ajo e majit te famshem per te bere bycen e cpuar te Gazit 3 muaj minister? Pi ilacet Lulzim se ta kane heq vizen, thjesht shpeto dinjitetin dhe hiq dore nga ajo pune qe nuk e ben dot! Per mendimin tim Fatbardh Kadili eshte monster e etur per fitoren e opozites, ai duhet mbeshtetur dhe jo patrioti im vlonjat qe eshte biznesmen dhe jo lider politik!

  2. Dielli i Bashës, sikurse dhe ishte, i vakët si diell dimri, ka perënduar. E kaluara është me Rusinë dhe Serbët dhe me Berishën dhe tani edhe me Bashën dhe, në fund fare edhe me Ramën. Ky i fundit i ka ditët e numëruara gjithashtu. Njëlloj, në të njëjtin kalë me Berishën. E ardhmja është me Amerikën, dhe pas Amerikës, me Europën.

    Kush nuk e ka kuptuar akoma këtë, të gjithë ata që se kanë kuptuar akoma, edhe ata janë me të shkuarën. Dielli po lind prapë, dhe po lind nga perëndimi. Ata që kthehen nga lindja, me Rusinë dhe Serbinë nuk do kenë më vend në Shqipëri. Kush është idiot dhe se kupton këtë do shuhet si pordha neper tlina.

  3. Panik i madh ne radhet e socialisteve dhe trafikanteve tani qe moren vesh qe strategu Basha do ti luftoje e rrezoje nga pushteti.

  4. Lufta e pare boterore zgjati 4 vjet(1914-1918), lufta e dyte 6 vjet(1939-1945), gjithesejt 10 vjet,

    ndersa lufta e Bashes do zgjase me sa duket me shume se dy luftat boterore te marra sebashku,

    qe nga 2013 deri ne vitin 2113. Populli demokrat duhet te mbeshtese bashen pasi ne vitin

    2113 eshte plotesisht e sigurte se rama nuk do te jete me kryeminister.

  5. Portali i familjes Berisha ka botuar një editorial me autor Agim Xhafkën, i cili shfaqet si një fanatik i sëmurë pas Berishës.

    Por ajo që është interesante, është fakti se nga portali i familjes Berisha, i kërkohet Ramës që të kritikojë Amerikën dhe të mbrojë Sali Berishën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *