• |
ide | kryesore

“Për ne nuk ka kurrë miqësore”, Veseli nuk ‘gënjehet’ nga fitorja e Francës: “Uellsi skuadër shumë e fortë”

-Instant, Sport



Shqipëria është gati për miqësoren ndaj Uellsit më 5 qershor. Kuqezinjtë kanë mbërritur në Cardiff ditën e martë, ndërsa kanë zhvilluar disa seanca stërvitore, ku trajneri Reja ka pasur mundësi të shohë gjendjen e ekipit. Kundër britanikëve në fakt duhet një angazhim maksimal, sepse përtej rezultatit të marrë një ditë më parë me Francën, Frederic Veseli, mbrojtësi shqiptar që aktivizohet me ekipin e Salernitanës, konstaton se janë një skuadër shumë e fortë: “E kemi parë ndeshjen dhe deri sa morën kartonin e kuq u dukën shumë të barabartë me Francën. Sigurisht është ekip shumë i fortë, janë kualifikuar për Europianin, pra kanë kualitet. Nuk mundemi dhe ta gjykojmë shumë lojën pasi kur ke një lojtar më pak kundër Francës është shumë e vështirë. Mbaj mend edhe ndeshjen që kemi fituar me Uellsin para dy vitesh, është ekip i fortë dhe nuk duhet nënvlerësuar, pra duhet të kemi kujdes”.

Mbrojtësi që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A e ka të vështirë të zgjedhë mes rezultatit apo konsolidimit të grupit: “Normal që rezultati është gjithmonë i rëndësishëm, por ne jemi në fazë përgatitore për shtatorin. Për ne nuk ka kurrë miqësore. Qëllimi është të japim 100% në çdo ndeshje, por është edhe një mundësi për të vlerësuar formën dhe progresin tonë që të jemi gati 150% kundër Polonisë dhe Hungarisë në shtator” përfundoi Veseli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *