• |
ide | kryesore

“Përveç Partizanit nuk do luaj me asnjë tjetër”: Ramadani nuk harron ‘dashurinë’ e parë

-Instant, Sport



Nga grumbullimi në Uells me kombëtaren, Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, ka dhënë një mesazh merkato, duke theksuar se në Shqipëri nuk do të luajë për asnjë skuadër tjetër vec Partizanit, skuadër që në fakt e lancoi në futbollin që ka rëndësi. “Kam oferta dhe kemi vendosur me menaxherin dhe familjen time ta vendosim pas ndeshjeve të Kombëtares, sepse për momentin dua të jem i përqëndruar te këto dy ndeshje që janë shumë të rëndësishme dhe pastaj do diskutojmë. Kemi oferta, por do i shqyrtojmë pas Kombëtares. Sa i përket Shqipërisë, Partizani është shtëpia ime dhe i falënderoj. Në Shqipëri, përveç Partizanit, nuk besoj se do luaj me asnjë ekip tjetër”.

Mesfushori foli edhe për shanset e ekipit për t’u kualifikuar në Botëror, një ëndërr që mesfushori e mban me vete dhe nuk ka frikë ta thotë: “Kemi ekip shumë të mirë dhe dimë të luajmë futboll shumë të mirë dhe besoj që kjo lojë e jona mund të na sjellë diçka të mirë. E flasim çdo ditë, pasi është një ndjenjë e mirë për të shkuar në Botëror dhe shpresoj ta provojmë edhe ne, me ndeshjet e shtatorit” përfundoi Ramadani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *