• |
ide | kryesore

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, dyshohet për dhunë seksuale në parqe publike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Akuzohet se ka abuzuar me pacientë të mitur, arrestohet mjeku alternativ shqiptar në Itali



Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua të shtunë në Reggio Emilia, i dyshuar për dy episode dhunë seksuale në parqe publike. Rasti i parë u regjistrua më 29 maj në parkun “Nilde Iotti”. I riu shqiptar iu afrua një vajze 24-vjeçare duke e falenderuar për pranimin e kërkesës në Instagram. Më pas kaloi në vepra, duke e prekur dhe puthur në shpatulla. Dhe një kërkesë për puthje dhe u largua. Vajza raportoi gjithçka te karabinierët dhe e njohu sulmuesin në foto.

Episodi i dytë më 2 qershor në parkun “Diamante” ishte më i rëndë dhe u ndoq nga Policia e Shtetit. Një grua e re telefonoi 113 dhe tha se ajo u ndoq nga një burrë i cili e shtyu në tokë dhe tentoi të abuzonte më të. Gruaja arriti të shpëtonte vetëm duke i kafshuar dorën shqiptarit me të cilën i kishte mbyllur gojën që të mos bërtiste.

Siç raportojnë mediat italiane, pretendimi i gruas u provua edhe nga shenjat e kafshimit që ju gjetën në dorë shqiptarit pas arrestimit.

Në bazë të gjithë kësaj, Prokurori Publik i Reggio, pasi bashkoi të dy çështjet së bashku, kërkoi dhe mori një masë sigurie paraburgimi, e cila u ekzekutua nga Karabinierët dhe Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *