• |
ide | kryesore

Drejtësia zvicerane paralajmëron Uefa-n e Fifa-n: nuk mund të sanksionojnë klubet e Super League

-Instant, Sport



Drejtësia zvicerane ndalon Uefa-n dhe Fifa-n: nuk ka ndëshkime për klubet që ende i përmbahen projektit të Superligës. Sipas transmetuesit spanjoll Cadena SER, Ministria Zvicerane e Drejtësisë u ka dërguar një njoftim të dy organizmave të futbollit për t’i komunikuar se ata nuk do të jenë në gjendje të vendosin sanksione kundër Barcelonës, Real Madrid dhe Juventus. Më 25 maj, Uefa kishte filluar procedurat disiplinore kundër tre klubeve në fjalë.

Një gjykatës madrilen ishte pozicionuar që më parë në anën e Barçës, Juves dhe Realit, duke paralajmëruar Uefa-n për ndërmarrjen e ndonjë procedure disiplinore ose sanksionuese. Ndërkohë, një gjykim i detyrueshëm ishte kërkuar nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian për shkelje të pretenduara të rregullave të konkurrencës nga Uefa dhe FIFA, situatë që mund të përmbysë letrat në tavolinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *