• |
ide | kryesore

“Ose ne, ose ai”: 10 futbollistë të Real dështuan ardhjen e Contes në Madrid

-Instant, Sport



Vjen nga Anglia, më saktësisht nga kolonat e ‘Times’, një prapaskenë e bujshme mbi dështimin e tratativave të Antonio Contes për t’u bashkuar me Real Madrid. Sipas gazetës britanike, Florentino Perez filloi dhe, më pas, mbylli negociatat me ish-trajnerin e Interit sepse një pjesë e madhe e dhomave të zhveshjes i doli kundër. Dhjetë lojtarë, në fakt, kanë kërcënuar numrin 1 të Realit se nëse vinte tekniku italian do të bënin valixhet gati.

‘Times’ nuk përmendi emrat e rebelëve, por është e sigurt se në dështimin e akordit mes Conte e Blancos ka luajtur një rol vendimtar refuzimi i disa lojtarëve të rëndësishëm në ekip. Pra, në këtë rast, bëhet fjalë për një vendim që nuk ka asnjë lidhje me kërkesat e larta të një tekniku që synon vetëm projekte potencialisht fituese. Perez nuk ka mundur të bëjë asgjë tjetër përveçse të vinte një vijë mbi emrin e italianit, duke shmangur krahun e hekurt me grupin e lojtarëve në një moment mjaft delikat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *