• |
ide | kryesore

Danimarka proteston ndaj UEFA-s: “Shtyjnë ndeshjen 48 orë për Covid, jo për infarkt”

-Instant, Sport



Polemikat nuk zbuten mes Danimarkës dhe Uefa-s në lidhje me kohën kur duhet të luhej ndeshjen e pezulluar për shkak të infarktit që goditi Christian Eriksen. “Me rastet e koronavirusit është e mundur të shtyhet një ndeshje për 48 orë. Por me sa duket për arrest kardiak jo. Dhe unë mendoj se është e gabuar. Nuk gjej një mënyrë të mirë për të kryer gjëra dhe protokolle. Ndonjëherë ajo që duhet të na udhëheqë është dhembshuria”, tha trajneri danez Kasper Hjulmand.

Lojtarët dhe stafi nuk e morën mirë ofertën e Uefa për të qenë në gjendje të ktheheshin në fushë të njëjtën mbrëmje të ngjarjes ose në mesditën e ditës tjetër. Ata e panë këtë vendim sikur i vunë në “një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, përsëriti trajneri.

SULMI I PETER SCHMEICHEL
Përveç kësaj, Peter Schmeichel, legjenda e Manchester United dhe babai i portierit të kombëtares daneze Kasper, tha se Uefa madje i ka “kërcënuar” danezët me humbje në tavolinë: “Unë pashë një deklaratë zyrtare nga UEFA që thoshte se lojtarët këmbëngulën për të luajtur duke ndjekur udhëzimet e Eriksen, por unë e di që nuk është e vërteta. Ose është mënyra se si ju doni të shihni të vërtetën – shpjegon Peter Schmeichel – U dhanë tre opsione: njëra ishte që të luanin menjëherë 50 minutat e fundit të ndeshjes, e dyta ishte të luanin të nesërmen në mesditë dhe opsioni i tretë ishte të hiqnin dorë nga loja, duke marrë një 3-0 në tavolinë. A ishte atëherë dëshira e lojtarëve për të luajtur? A ishte kështu dëshira e lojtarëve për të luajtur? A kishin me të vërtetë një zgjedhje? Nuk besoj se e kishin. Edhe tekniku u pendua seriozisht që i vendosi lojtarët përsëri në fushë”. Vetë Kasper tha “Ne u vendosëm në një pozitë të padrejtë. Uefa na dha dy mundësi: të ktheheshim të luanim menjëherë ose të rifillonim të dielën në mesditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *