• |
ide | kryesore

Video/ Autogol e penallti në 6 minutat nga fundi: Hungaria dënon veten me Portugalinë

-Instant, Sport, Video



Përballë 60 mijë tifozëve në Puskas Arena, Portugalia e kishte të vështirë të merrte fitoren ndaj Hungarisë vendase, me të gjithë tentativat që ndaleshin nga portieri Gulasci. Pika vendimtare e ndeshjes së vlefshme për Grupin F në Euro 2020 erdhi 6 minuta nga fundi, kur goditja në qendër të zonës e Rafael Guerreros devijohet nga një mbrojtës për të përfunduar në rrjetë, për avantazhin e rëndësishëm të luzitanëve.

Hungaria u dorëzua, ndërsa Portugalia shtyu përpara edhe e karikuar nga Cristiano Ronaldo që kërkoi rekordin, për tu bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Europian. E pas tre minutash, në të 87 akordohet një penallti, që i jap mundësinë CR7 të kalojë Platininë, duke shënuar golin e tij të 10 në Europiane.

Cristiano Ronaldo nuk ndalet dhe shënon edhe të tretin në minutën e 90, duke kaluar edhe portierin, duke u ngjitur në kuotën e 106 golave e duke vënë në shënjestër edhe rekordin e vetëm të mbetura pa thyer atë të golave me kombëtaren që mbahet nga iraniani Ali Daei me 109.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *