• |
ide | kryesore

Donnarumma portieri i ri i Psg: vizita mjekësore e firma për shifrën e çmendur për një portier

-Instant, Sport



Gigio Donnarumma, pasi siguroi kalimin në 1/8 e Euro 2020 me Italinë ka siguruar edhe të ardhmen me transferimin tek Psg. Vetëm një ditë pas fitores me Uellsin, lojtari ka kryer në Romë vizitat mjekësore për klubin francez, përpara se të firmosë kontratën 5 vjecare prej 12 milionë euro në sezon përfshirë bonuset.

Portieri i Italisë ka përfituar nga pushimi i dhënë nga tekniku Roberto Mancini dhe i shoqëruar nga Gianluca Vialli, ka lënë Hotel Parco dei Principi ku është grumbulluar ekipi kombëtar, ka kryer ekzaminimet mjekësore, në përgatitje të nënshkrimit të kontratës. Menjëherë pas vizitave mjekësore dhe firmës me francezër, Donnarumma do të kthehet, së bashku me pjesën tjetër të ekipit kombëtar në Coverciano, si lojtar i PSG.

Kështu që për Donnarumma gjithçka është gati për aventurën e re në Francë pas përfundimit të historisë me Milanin, i cili u përball me kërkesat e larta të lojtarit për rinovimin e kontratës. Nga ana e tij, presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi dëshironte me forcë Donnarumman dhe pranoi kërkesat e tij dhe menaxherit Raiola për të mposhtur rivalitetin e Juventus e Barcelonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *