• |
ide | kryesore

Askush si Cristiano Ronaldo, dy gola për dy rekorde: CR7 arrin Ali Daei, iraniani e komplimenton

-Instant, Sport, Video



Cristiano Ronaldo udhëheq Portugalinë në 1/8 e Euro 2020, kryeson momentalisht renditjen e shënuesve më të mirë të kampionatit europian, por dygolëshi kundër Francës e ka cuar portugezin drejt një tjetër rekordi të pabesueshëm në karrierë. Ronaldon me dy golat ndaj Francës shkon në kuotën e 109 golave me fanellën e kombëtares, duke barazuar rekordin e iranianit Ali Daei, si shënuesi më i mirë i historisë me kombëtaret. Ka ardhur menjëherë edhe përgëzimet e iranianit, që ka dashur të komplimentojë Ronaldon, që është tani një gol larg thyerjes së rekordit.

“Jam i nderuar që kjo arritje e madhe i takon Ronaldos – një kampion i madh i futbollit dhe një njeri i madh që inspiron dhe ka impact në jetën e shumë njerëzve në botë. Vamos!” ka shkruar Ali Daei.

Askush më mirë se CR7, që natyrisht mund ta kalojë iranianin që në ndeshjen e ardhshme në 1/8 e Euro 2020. Ronaldo shënoi në minutën e 31′ e në të 60′ me penallti, për të thyer ndërkohë edhe një tjetër record. Me 21 gola të realizuar Cristiano Ronaldo është bërë i pari lojtar europian që ka kaluar kuotën e 20 golave mes Europianëve e Botërorëve. Për herë të parë në karrierë sulmuesi portugez ka shënuar në tre prezenca radhazi në një turne të madh ndërkombëtar; është i dyti lojtar i aftë të shënojë të paktën 5 gola në fazën e grupeve në një edicion të një Europiani, pas Michel Platini në 1984, ku realizoi 7.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *