• |
ide | kryesore

SHBA: Paralajmërim rreth vaksinave Pfizer, Moderna për inflamacion të rrallë në zemër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rregullatori për Ilaçe në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar një paralajmërim në vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për inflamacion të lehtë në zemër, për ata që marrin këto doza. Paralajmërimi këshillon mjekët, që janë duke dhënë vaksina, se ka pasur raportime për reaksione, të cilat sugjerojnë për rritje të rrezikut për inflamacion të muskulit apo qeskës së zemrës, dhe se këto simptoma janë vërejtur më shumë te burrat e rinj.

Deri më 11 qershor, më shumë se 1,200 raste janë raportuar me reaksione të tilla në Shtetet e Bashkuara, nga mbi 300 milionë doza të vaksinave që janë dhënë ka thënë Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë identifikuar 309 hospitalizime nga ky lloj inflamacioni te personat nën moshën 30-vjeçare.

Më shumë se 95 për qind e tyre veç janë lëshuar nga spitali.

Rregullatorët për shëndetësi në disa shtete janë duke hetuar po ashtu këtë inflamacion të lidhur me zemrën.

Ekspertë për sëmundje infektive janë duke analizuar mundësitë për dhënie të një doze shtesë të vaksinës për amerikanët që kanë marrë vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson’s (J&J), për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të koronavirusit.

Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson’s merret vetëm me një dozë.

Ekspertët janë duke analizuar nëse dozat e vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Moderna, të cilat kanë qenë 95 për qind efektive kundër koronavirusit, duhet të jepen.

Ende ka pak të dhëna nëse kombinimi i dozave të vaksinave është proces i sigurt dhe efektiv, ndonëse Kandaja dhe disa shtete evropiane tashmë janë duke u mundësuar njerëzve që të marrin dy doza të ndryshme të vaksinave kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton ky virus./REL/



5 Comments

  1. Mjaft me kaq Lapsi! keto nuk jane lajme jane budallalliqe. Ne vend qe te mbeshtesni zhdukjen e pandemise gjeni neper skuta lajme pa sens vetem per te perhapur me shume panikun qe follohet nga idiotet dhe ndiqet nga turma..Nese dikush nga ju ka lexuar fleten informative (une nuk besoj qe ju e keni lexuar) ka nje sere paralajmerimesh per te cilat personi duhet te bjere dakord. Futja e panikut me lajme te njepasnjeshme te marra nga fletushka ju degdis ne nje rreze te informacionit komplotist.

  2. o Idiot Lapsi dhe pse e ka perkthyer me google pasi nuk thuhet burrat e rinj( young men) por te rinjte, i referohet nje departamanti qe merret me kete pune ne Amerike dhe jo ty qe ha fara luledielli gjithe diten dhe flet kuturu. Ka nje rritje te ketij numri pasi 1200 eshte shume pak. Sipas “eksperteve” te Gates vaksina nuk te mbron nga virusi por vetem ul vdekshmerine nese te kap gje qe nuk eshte e vertet pasi ne amerike kane vdekur me statistike 180 mije te vaksinuar. Boll me propagande bolshevike qe dhe Stalini do ta kishte zili sepse njerezve po u injektohet toksina ne trup dhe pasojat do ti shihni pas nje fare kohe pasi keto vaksina nuk jane te licensuara por thjesht eksperimentale dhe perdorim ” emergjent”. Ata akoma vazhdojne te eksperimentojne duke kerkuar qe njerzit te marrin kombinime vaksinash duke i kthyer ne kavje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *