• |
ide | kryesore

Tentuan të kultivonin kanabis, 4 të arrestuar në Kurbin, mes tyre dhe një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi janë evidentuar dhe goditur 4 raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Mësohet se personat e arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” janë: Idriz Hyseni, Hasan Kasmi, Hazbi Kasmi dhe Merita Kasmi, të afërm mes tyre.

“Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës, duke tentuar të kultivojnë bimë narkotike cannabis sativa në pjesën e pasme të banesave, në tokat në pronësi të tyre, në fshatin Fushë Milot, Kurbin”, njofton policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *