• |
ide | kryesore

Krimi në Velipojë/ Basha: Jeta e shqiptarëve në rrezik, krimi është bërë njësh me pushtetin

-Instant, Lajme, Të fundit



Për masakrën e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë ka folur edhe kreu i  demokratëve Lulzim Basha, i cili shigjeton kryeministrin Edi Rama në reagimin e tij. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu shprehet se jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në  rrezik”, shkruan Basha.

Kryedemokratit nuk i ka shpëtuar as postimi i kryeministrit Rama, i cili mori mjaft reagime negative.

Lexo edhe: Provokimi i Ramës me “Velipojën e dashur”, lumë komentesh negative në rrjetet sociale

Ai e ka cilësuar cinik postimin e kreut të shtetit për bregdetin e Velipojës, duke theksuar se kjo konfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit.

“Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, mbyll postimin Basha.



7 Comments

  1. Ngushellime!
    Babi i djemve te vrare thote qe ka qene shok me vrasesist
    “Nuk e kam prit prej tyre”
    Njerezit zoteri me crregullime personaliteti jan mes nesh
    duket si njerez shume normale por nuk jan
    lexoni njerz per crregullimet e personaliteti se do te hani koken tuj

  2. Ngushellime!
    Babi i djemve te vrare thote qe ka qene shok me vrasesist
    “Nuk e kam prit prej tyre”
    Njerezit zoteri me crregullime personaliteti jan mes nesh
    duket si njerez shume normale por nuk jan
    lexoni njerz per crregullimet e personaliteti se do te hani koken tuj

    Ti zoteri duke qen njeri i mire vete ke menduar se edhe te tjeret keshtu jan
    por e verteta nuk asht keshtu
    ata kan qen me crregullime personaliteti tan kohen

  3. Arsye e ketij shtetit anarkik je edhe ti o gjobvenes qe edhe sot ben pakte me Ed Ramebn, sic ishte kjo e fundit ku vendose kushuriren tende ne krye te AMAs. Keshtu qe vetem ti mos fol me bastard. Cdo demokrat i ndershem duhet te laj perfundimisht duart me ty e me ate palo parti qe eshte kthyer ne biznes familjar fale nje gjumashu gjobvenes si puna jote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *