• |
ide | kryesore

De Boer jep dorëheqjen nga Hollanda: nuk arriti objektivin minimal

-Instant, F1, Sport



Rrugët e Frank de Boer dhe ekipit kombëtar të Hollandës janë ndarë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e futbollit Oranje dhe vendimi ka ardhur pas daljes së Hollandës nga Euro 2020 në raundin e 1/8 kundër Republikës Çeke. “Të dy palët janë ndarë me efekt të menjëhershëm – lexohet në shënimin e federatës – De Boer ka njoftuar se nuk dëshiron të vazhdojë, në linjë me kontratën mes palëve, që parashikonte arritjen në çerekfinale si objektiv. Marrëveshja nuk do të rinovohet”.

I prerë edhe ish-tekniku portokalli tashmë, që ka shpjeguar arsyet që e bënë të jepte dorëheqjen: “Vendosa të mos vazhdoj – deklaroi ish trajneri i Interit – Objektivi nuk është arritur, kjo është e qartë. Kur më ofruan të bëhesha trajner i kombëtares mendova se ishte një nder dhe një sfidë. Por unë gjithashtu isha i vetëdijshëm për presionin që do të vinte nga momenti i emërimit tim. Ky presion vetëm është rritur dhe tani kjo situatë nuk është e shëndetshme për mua dhe as për ekipin tim, në funksion të një fushate të rëndësishme për futbollin holandez siç është kualifikimi në Kupën e Botës”, përfundoi De Boer, që në Euro 2020 mori tre fitore dhe një humbje: atë fatale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *