• |
ide | kryesore

Digjet një shtëpi në Pogradec

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një familje në fshatin Piskupat të Pogradecit mbeti në qiell të hapur pasi banesa ku jetonin u dogj thuajse plotësisht. Flakët u përhapën me shpejtësi në objekt e për pasojë u dëmtua edhe një shtëpi ngjitur. Ngjarja u shënua rreth mesditës, ndërsa për të vënë flakët nën kontroll forcat zjarrfikëse punuan për gati një orë.  Për pasojë, dëmet materiale janë të konsiderueshme, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ekspertët zjarrfikës dhe policisë nisën një hetim për shkaqet e zjarrit, që nga të dhënat e para dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *