• |
ide | kryesore

Ed Sheeran gati për fëmijë të tjerë

-Instant, Paparazzi, Slider
Ed Sheeran



Pavarësisht se është i lumtur me vogëlushen e tij, Lyra Antarctica, Ed Sheeran është gati të ketë më shumë fëmijë, madje do që t’i ketë të gjitha vajza. Këngëtari i hitit “Thinking out loud” ka thënë në një intervistë të dhënë së fundmi se dëshiron shumë që të zgjerojë në të ardhmen familjen e tij.
“Pa diskutim do isha shumë i lumtur nëse do mund të kisha më shumë fëmijë, por mendoj se vajzat janë shumë herë më superiore ndaj djemve. Duke qenë se jam djalë vetë, mendoj se mund ta them këtë gjë”, është shprehur Sheeran.

“Mendoj se jemi shumë me fat që kemi një fëmijë dhe do të doja më shumë. Por mendoj se jemi me shumë fat që kemi një. Kështu që nëse nuk ndodh asgjë tjetër, jam shumë i lumtur”, ka shtuar ai.

Këngëtari ka treguar se tashmë e ka kuptuar se vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në jetën e tij.
“Mendoj se kam pasur disa ndryshime në jetën time këto dy vitet e fundit. Një mik ndërroi jetë në mars, që ishte eksperienca ime e parë me hidhërim të vërtetë. Dhe më duhet të pajtohem me faktin se tashmë jam i rritur. Të 20-tat e mia ishin të çmendura me shumë party, punë dhe udhëtime nëpër botë dhe blah, blah, blah. Më pas çdo gjë ndalon dhe tani po kuptoj se kush jam unë”, është shprehur Ed Sheeran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *