• |
ide | kryesore

Bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali, regjistrohen 882 infektime gjatë 24 orëve të fundit

-Instant, Lajme, Planet



Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit në shtetin italian janë regjistruar 882 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 21 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Të shëruarit në 24 orë janë 1.941, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 0.5%.

Autoritetet sqarojnë më tej, se njësitë e kujdesit intensiv po pranojnë më pak të shtruar gjithashtu edhe pavijonet e tjera e kanë minimizuar fluksin e të sëmurëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *