• |
ide | kryesore

U kap me kokainë në makinë/ Lihet në burg polici bashkë me dy shokët trafikantë

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme ka caktuar masën për efektivin e policisë Elefterios Sullaj dhe 2 shokët e tij, Mikel Zhegu dhe Eris Tafa. GJKKO ka lënë në burg efektivin dhe shokët e tij trafikantë, të arrestuar nga SPAK dy ditë më parë për drogë e korrupsion.

Elefterios Sullaj u arrestua pas një hetimi disa mujor të kryer nga SPAK, në bashkëpunim me policinë gjyqësore pranë Drejtorisë së Hetimit dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Gjatë komunikimeve telefonike ka rezultuar se efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal në shitjen e kokainës në Tiranë ku kanë folur për vlerat monetare që shitej droga.

Sipas përgjimeve të zbardhura, Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga Policia merr në telefon Elefteriosin. Ky i fundit i thotë jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike.  ndërkohë, Ersi Tafa është arrestuar vetëm se ka qenë në makinë me personat e tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *