• |
ide | kryesore

Bebe Rexha tregon eksperiencën e frikshme me avion

-Instant, Paparazzi, Slider



Bebe Rexha  së fundmi ka rrëfyer eksperiencën e saj gjatë fluturimit me avion.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Bebe ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre. Ajo u shpreh se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë ka shkuar gati 8 orë.“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturumi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”,ka  shkruar Bebe .Më pas këngëtarja  lajmëroi se aeroplanit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni. Si përfundim ajo ka zbuluar se avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera është thyer.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *