• |
ide | kryesore

Dy topa në fushë në episodin që vendosi ndeshjen, Danimarka ‘plas’ polemikat: ja si rregullorja kundërshton arbitrin hollandez

-Instant, F1, Sport



“Ajo që iu dha Anglisë nuk mund të jetë një penallti, diçka që më shqetëson shumë. Jemi krejtësisht kundër atij episodi. Pesë sekonda më parë se Sterling të merrte topin ishte një top i dytë në fushë: ia sinjalizova arbitrit të katërt por loja vazhdoi gjithësesi”, hapi polemikat tekniku Hjulmand. Mbi Tre Luanët në fakt është përplasur jehona e polemikave të krijuara mbi penalltinë vendimtare të gjysëmfinales me të cilën skuadra e Southgate nxorri jashtë turneut Danimarkën në Ëembley: nuk është vetëm hedhja e Sterling, që u lëshua përtokë mes këmbëve të Maehle dhe Jensen, por edhe prania e dy topave në fushën e lojës në fillim të aksionit.

Rregullorja thotë, në fakt, se “nëse një top i dytë ose një objekt tjetër hyn në fushën e lojës gjatë ndeshjes, gjyqtari duhet të lejojë të vazhdohet nëse elementi i jashtëm nuk ndërhyn në lojë dhe duhet ta largojë sa më shpejt të jetë e mundur”. Në këtë pikë arbitri nuk është i detyruar të ndalojë ndeshjen, por duke riparë imazhet, në këtë rast, topi i dytë ishte shumë afër aksionit dhe mund të përfaqësonte një element shqetësues si për Sterling ashtu edhe për Maehle që po e ndiqte, pavarësisht se loja vazhdoi e rrjedhshme.

I nervozuar Martin Braithëaite: “Do të duhet kohë për të gëlltitur këtë humbje por do të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha sërisht në të ardhmen. Jemi krenar për atë që bëmë porn a vjen keq sepse mund të arrinim në finale. Kjo humbje është e vështirë të pranohet mbi të gjithë për mënyrën si erdhi. Duhet të kem kujdes në ato që them, por sigurisht jemi shumë të nervozuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *