• |
ide | kryesore

Emërimi i kreut të ri të AMA-s/ PD: Kuvendi shpërfilli BE-në dhe zgjodhi Armela Krasniqin

-Instant, Lajme, Të fundit



Emërimi i Armela Krasniqit në krye të AMA-s ka sjellë reagime të forta nga selia blu. Në një deklaratë për mediat Albana Vokshi e cilëson emërimin e saj skandaloz dhe kundër lirisë së fjalës, si edhe në kundërshtim me deklaratat e BE dhe OSBE. Sipas saj ky vendim përbën një kërcënim për lirinë dhe pavarësinë e medias.  Vokshi deklaroi se PD ka bërë kallëzim penal në SPAK për Krasniqin dhe i kërkon këtij institucioni që të mos heshtë, por të hetojë.

“Parlamenti ilegjitim i vuri dje vulën e regjimit antidemokratik me emërimin skandaloz të zëdhënëses së Edi Ramës në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive. Një militante në drejtimin e Autoritetit që ka në dorë licensat dhe gjobat ndaj televizioneve, përbën një kërcënim serioz për lirinë dhe pavarësinë e medias.  Në detyrën e drejtueses së Agjencisë Telegrafike Shqiptare, militantja e Edi Ramës e shndërroi këtë institucion publik, që mbahet me taksat e shqiptarëve, në një shtojcë të propagandës së qeverisë dhe Partisë Socialiste”, tha Vokshi.



1 Comment

  1. Kot lodheni ta trajtoni kete rast si ‘ percarje’ te Rames me BE …
    Ata jane byth e breke.
    Apo doni tani ju te PD te beheni breket e BE.
    Deklarata patetike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *