• |
ide | kryesore

Flet Alice Campello pas humbjes së penalltisë të Alvaro Morata

-Instant, Paparazzi, Slider



Nuk është hera e parë për sulmuesin e Juventusit. Ashtu si pas ndeshjes kundër Polonisë, Alvaro Morata dhe familja e tij janë kthyer sërish në shënjestër për “haters”, që këtë herë janë egërsuar edhe më shumë në rrjetet sociale. Një situatë të tillë e kishte bërë të vuante lojtarin spanjoll dhe pas paraqitjes me Poloninë. Bashkëshortja e Morata-s, Alice Campello, ka vendosur ta bëjë denoncimin publik në Instagram, pas mesazheve të tmerrshme që i janë adresuar familjes së saj.

“Mos guxo të postosh fotot e golit të Moratës, sepse do të vij në shtëpinë tënde dhe do të të djeg live në Instagram”, ishte një nga mesazhet që Alice ka marrë në Instagram, të cilat pasuan shumë të tjerë me gjuhë të ashpër kërcënuese.

“Në të vërtetë, unë nuk po vuaj për asnjë nga këto mesazhe, – shkroi Campello. – Unë, madje, nuk mendoj se është faktor i ‘italianëve’, por i injorancës. Por nëse do t’i kishte ndodhur një vajze më të brishtë, do të kishte qenë vërtet problem…

Ne duhet të kujtojmë se futbolli është sport dhe se nuk përdoret për të shfryrë zhgënjimet e dikujt. Shpresoj të merren masa serioze për këta lloj njerëzish, sepse kjo është e turpshme dhe e papranueshme”.

Kërcënimet e treguara publikisht nga Alice Campello, nga ana tjetër janë dënuar ashpër nga pjesa tjetër e italianëve, të cilët jo vetëm kanë shprehur indinjatën e tyre ndaj këtyre njerëzve, po edhe kanë vlerësuar kontributin që Morata ka dhënë për Juventusin, ashtu si edhe për skuadrën e tij kombëtare, Spanjën.

Alvaro Morata tregoi gjatë një intervistë për Radio Cope se kishte kaluar orë të tëra pa gjumë, pas kërcënimeve që kishte marrë pas ndeshjes me Poloninë:



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *