• |
ide | kryesore

Hipokrizia e Manastirliut/ Fsheh vaksinat Pfizer dhe fajëson qytetarët se nuk marrin dozat kineze

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Çadrat e ngritura për vaksinimin në sheshin Skëndërbej ishin bosh paraditen e kësaj të premteje. Jo vetëm prej temperaturave të larta. Prej ditësh, ka një mungesë interesimi nga qytetarët. Specialistët e ISHP janë angazhuar në një fushatë sensibilizimi, për ta nxitur më tej vaksinimin, megjithatë çadrat mbeten bosh.

Ndërsa i ftonte qytetarët të vaksinoheshin, Erida Nelaj, përgjegjëse për programin e vaksinimit e shpjegoi rënien e fluksit duke thënë se “ndoshta kjo situata i ka bërë të relaksuar, ndoshta periudha e verës…”. Njësoj edhe specialistë të tjerë të ISHP kanë bërë thirrje në media që qytetarët të paraqiten, të shkojnë në qendrat e vaksinimit, të mbrohen nga virusi. Sërish çadrat mbeten bosh.

Këtë të premte, Ogerta Manastirliu ndërroi strategji. Në vend të ftesave, kujtoi rrezikun e variantit Delta të koronavirusit. (video lart) “Në Institutin e Shëndetit Publik janë duke u bërë analizat dhe është vlerësuar që një seri mostrash, të cilat janë identifikuar si sinjale të pazakonta, të çohen në Laboratorin e Referencës në Gjermani, për të bërë vlerësimet e mëtejshme dhe për t’u bërë sekuencimi genomik, në mënyrë që të shihet nëse ka një qarkullim të mundshëm të variantit Delta në Shqipëri”, tha Manastirliu.

Ministrja ka shpresë se duke përhapur panik nga infektimi me variantin Delta, do t’i nxisë qytetarët të vaksinohen.
Por në prapaskenë, Manastirliu dhe ISHP po luajnë një lojë diskriminuese me vaksinat, që mund ta kishte evituar indiferencën e qytetarëve.

Diskriminimi me vaksinat/ Të përzgjedhurit marrin Pfizer, për popullin dozat kineze

Lapsi.al ka raportuar edhe më herët se për çdo qytetar të thjeshtë, që i përmbush kriteret e moshës dhe që paraqitet në qendrat e vaksinimit, dozat e Pfizer janë mollë e ndaluar.
Megjithëse janë dhjetëra mijëra doza Pfizer që mbërrijnë çdo javë në vendin tonë, ato shpërndahen nën dorë, vetëm për një kategori të përzgjedhur.

Fillimisht u privilegjuan ministrat, deputetët, kryebashkiakët apo drejtorët e administratës, të cilët morën masivisht dozat e Pfizer.

Ministrja e Edi Ramës mburret me vaksinën Pfizer jashtë radhe, mijëra të moshuar në pritje

Një rast i tillë abuziv ishte ai i Ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila shpërndau në Facebook foton kur po merrte dozën e dytë, megjithëse nuk kishte moshën e përshtatshme për t’u vaksinuar.

Por ndërsa, ministrat, deputetët dhe drejtorët e administratës, trajtohen me Pfizer, për qytetarët ofrohet kinezja Sinovac.

E njëjta gjë ndodh edhe sot në qendrat e vaksinimit. Për të përzgjedhurit e Manastirliut, aplikohen dozat e Pfizer, të cilat ofrojnë një mbrojtje më të madhe nga virusi, nuk kanë efekte anësore dhe të japin mundësi të udhëtosh jashtë vendit pa tampon.

Nëse rreziku i variantit Delta është real, ky diskriminim, kjo ndarje e qytetarëve nga Ogerta Manastirliu rezulton të jetë kriminale. Sepse shpërndarja e vaksinave njësoj për të gjithë qytetarët, do të ishte shtysa e duhur për të shtuar interesin në qendrat e vaksinimit. Përndryshe e gjitha rezulton të jetë një hipokrizi, që ka në thelb pazarin me dozat e Pfizer./Lapsi.al



8 Comments

  1. Kudo qe ka nje pune te piset, ka nje socialist prapa.
    Madje Jane edhe me te piset se punet e pesta qe bejne.

  2. Hipokrizia, ne fakt, eshte titull dhe nder per keta sapiensê.
    Keta neandertalë me kostume jane larg hipokruzise.
    Më pranë kanë perdhunimin, si atribut!

  3. Pa kërcitur kokrra e plumbit kokës të zyrtarëve kriminelë të administratave hajdute,pa u shpronësuar hajdutët deri në brekët e bythës,pa u valëvitur publikisht në litar vrasësit ,pa u burgosur shërbëtorët e verbër të regjimeve Rama ,Berisha apo dreqi qoftë ,pa u ngordhur në dru zaptuesit e pronës të tjetrit…..pa u shpronësuar gjykatës,policë,mjekë e avokatë maskarenj……pa pa pa …..Shqipëria nuk mund të bëhet….
    Shqiptarët po vriten që po vriten sot,për motive kot…..
    Bëjeni plot njëherë e mirë të shpëtoni…….

  4. Bravo Bushat, kjo eshte e verteta qe Pfizer e bejne nen dore me leke dhe ja u bejne vec asaj kategorie qe duan dhe Corona Vac dhe Sputnik na e bejne ne qe nuk njohim askend. Personalisht bera Corona Vac ke air albania stadiumi i friksuar se duhej te merrja doza vaksine nga variant Delta por kta plehra e bejne cdo gje me paramendim. Cirrja masken ketyre njerzve vemje qe bejne pazar jetet e qytetareve te vet, zdromsat e rilindjes

  5. Cdo gje behet me urdher nga udheheqja lart; Paulini, Brace dhe Taulanti.
    Populli ka votuar 3 here per te, prandaj t’i gezoje vaksinat turke e kineze.
    Cfare don populli ben partia, c’thote partia ben populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *