• |
ide | kryesore

Gjendet i pajetë në motel një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është gjetur pa shenja jete sot në një motel në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Prugovc.

Viktima është i moshës 65 vjeçare, por identiteti i tij nuk dihet.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Telegrafin.

Borovci ka shtuar se lidhur me rastin policia ka nisur një hetim per rrethanat e ngjarjes.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe policia po kontrollon regjistrin e hotelit per te pare me ke ka qene i shoqeruar viktima.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *